INVESTIGIME

Vjedh mbetjet e riciklueshme nga landfilli, Bashkia Fier shkel ligjin

e. d Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 21:45

Vjedh mbetjet e riciklueshme nga landfilli, Bashkia Fier shkel ligjin

FIER- Skandali i inceneratorëve mund të konsiderohet pa frikë si afera më e madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, e cila i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra miliona euro. Një skemë e mirëmenduar e shtrirë në tre qytete, përfshi edhe Fierin, ku djegësi aq i reklamuar, nuk është vënë asnjëherë në punë, duke bërë që malet me mbetje të pushtojnë periferinë, dhe të krijojnë një vendgrumbullim që shërben si stacion transferimi drejt landfillit të qytetit. Dhe kur gjërat marrin për keq, gjendet gjithmonë dikush që me pretekstin se do zgjidhë punë, përfiton nga kaosi. Në rastin e Fierit, personi që zgjidh punët, quhet Soni Hoxha.

Ai administron një godinë private, e cila është vetëm 50 m larg nga stacioni i transferimit të mbeturinave të Bashkisë Fier. Çdo ditë, ai dërgon punëtorët e tij romë te godina shtetërore, ku bëjnë selektimin e mbetjeve urbane dhe më pas, nga aty me anë të një kamioni të vogël këto mbetje transportohen te objekti i tij privat.

Përpara se të vazhdojmë historinë me Sonin dhe betejën e tij për çlirimin e Fierit nga mbeturinat, duhet të bëjmë një sqarim të nevojshëm. Ai ka lidhje të ngushtë miqësore me drejtorin e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Fier, person që i bie të jetë përgjegjës direkt për menaxhimin e mbetjeve.

Për ta bërë të qartë edhe për ju, edhe vendosja e objektit privat në një distancë aq të afërt, edhe angazhimi i punetorëve privatë në mbledhjen dhe seleksionimin e mbetjeve, është një strategji për të fshehur gjurmët, dhe për të krijuar idenë se këta hallexhinj, punojnë për veten e tyre, ashtu si qindra të ngjashëm në të gjithë vendin.

Lidhur me ketë shkeje te ligjit drejtori i pastrimit, Fatjon Elezaj mundohet gjatë gjithë kohës të na mbushë mendjen se me ketë që po bëjmë, po i heqim bukën disa hallexhinjve që mbledhin kanaçe dhe plastika në pikën e grumbullimit të mbetjeve. Por e vërteta është ndryshe. Asnjëri nga këta persona në nevojë nuk lejohet të punojë për veten. Është Soni padroni i tyre.

Pasi kemi mbyllur bisedën përpara kameras, drejtori pohon disa gjëra që sapo na i kishte mohuar. Problemi është se për dreq, kamera ishte harruar e ndezur.

“E pashë kamionin, e pashë edhe kur kishit vajtur ju, edhe kur kishit marrë kthesën.Video plehrash janë, ca të bëj vëllai?”

Ndërsa Soni, përfituesi më i madh nga kjo histori mohon edhe punëtorët e tij duke u justifikuar, se janë romët që ia shesin atij dhe njësoj si drejtori mundohet ta devijojë gjithë diskutimin tek pengesa që ne po i bëjmë disa hallexhinjve romë për të mbledhur mbetje të riciklueshme. Gjë, që siç ju a shpjeguam është e gjitha një manipulim, për të fshehur të vërtetën.

Kjo është e vërteta e kësaj historie, e cila ka brenda shkeljen e ligjit dhe shfrytëzimin pa mëshirë të njerëëzve në nevojë, sepse uria nuk njeh kompromis dhe të çon në çdo derë. 

bashkia fier piranjat mbetjet e riciklueshme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë