INVESTIGIME

Biznesi i ndërtimit arriti rekordin e 2.9 mld eurove në 2021; shtohen me 17% kompanitë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 14:58

Biznesi i ndërtimit arriti rekordin e 2.9 mld eurove në 2021; shtohen

Sektori i ndërtimit ka pasur një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit, e raportuar kjo edhe nga të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të INSTAT. Edhe numri i kompanive është shtuar ndjeshëm.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, të ardhurat totale të sektorit arritën rekordin e 329 miliardë lekëve, ose gati 2.9 miliardë euro. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me gati 20%.

Rreth një e treta e këtij sektori nxitet nga investimet publike. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, shpenzimet kapitale, pjesa më e madhe e të cilave shkon për financimin e rrugëve, apo ndërtimeve të tjera publike, ishin rreth 127 miliardë lekë në vitin 2021, duke përfshirë dhe fondet për rindërtimin pas tërmetit. Pjesa tjetër vjen nga investimet private, kryesisht në ndërtimet rezidenciale dhe më pak në turizëm.

Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se ndërtimi erdhi në rënie pas vitit 2011, duke reflektuar ciklin rënës, pas maturimit të ndërtimeve që ishin të vrullshme në dy dekadat e para të tranzicionit.

Nga viti 2015, sektori rinisi zgjerimin e vrullshëm, që përkon dhe me rritjen e shpejtë të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia Tiranë, ku është përqendrimi më i madh i aktivitetit të kompanive. Pas një rënieje të lehtë në 2019, që përkon me stepjen nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, sektori e mori sërish vrullin në 2020-n, – ndonëse pjesa më e madhe e ekonomisë ndali për shkak të pandemisë -, dhe u përshpejtua më tej në 2021.

Tendenca ka vijuar dhe në 2022 dhe pritet të vijojë, bazuar në lejet e ndërtimit. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë nga Bashkia Tiranë për 9-mujorin 2022 është 1.46 milionë metra katror. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7%. Ky është niveli më i lartë i lejeve i dhënë ndonjëherë për kryeqytetit, të paktën që nga viti 2002, kur INSTAT raporton sipërfaqen e lejeve të dhëna sipas qarqeve.

Orientimi i kapitaleve të lira në ndërtim, një pjesë e të cilave mund të vijnë edhe nga burime informale, ka rritur ndjeshëm numrin e kompanive që veprojnë në këtë sektor.

Sipas INSTAT, në vitin 2021 kishte mbi 5 mijë sipërmarrje të fokusuara në këtë aktivitet ekonomik, me rritje prej 17% në raport me 2020-n. Vetëm në atë vit u happen 741 firma të reja, që është numri më i lartë që nga viti 2011.

Ndërtimi vijon të mbetet një nga sektorët më fitim prurës në vend, me një normë (fitimet neto/ardhurat gjithsej) prej 11.5%.

Ndonëse në rritje, norma e fitimit mbetet më e ulët se në 2010-2021, kur iu afrua nivelit prej 19%.

Në vlerë, kompanitë fituan 37 miliardë lekë (rreth 315 milionë euro) në 2021, duke shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2010, kur INSTAT raporton të dhënat.

Ndërtimi, rekord në rajon

Përqendrimi i investimeve në sektorin e ndërtimit e ka rritur më tej peshën e këtij sektori në strukturën e ekonomisë shqiptare.

Gjatë vitit 2021, ndërtimi zuri rreth 11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në rajon për rëndësinë që ka në ekonomi.

Të dhënat krahasuese që u publikuan së fundmi nga INSTAT tregojnë se, përveç Kosovës, e cila gjithashtu ka përqendrim të investime në ndërtim, në vendet e tjera, sektori zë 5-7% të PBB.

Ekonomia e Bosnjës ka ekspozimin më të ulët ndaj ndërtimit, me vetëm 5,7 për qind të PBB-së, në Maqedoninë e Veriut ndërtimi zë 5.9 % të ekonomisë, në Serbi 7 për qind dhe në Kosovë pak më shumë se 10%.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë