3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
LUSHNJE- Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda një video me përmbajtje të dhunshme e cila vinte nga qyteti i Lushnjes. Nga kamerat e sigurisë të një biznesi në qendër të qytetit shihen dy persona që godasin pa mëshirë një person të tretë të shtrirë në tokë. Ngjarja në fakt ishte zbardhur dhe publikuar nga mediat përpara se kjo video të publikohej.
Dy agresorët ishin Irdi Nasufi 20 vjeç, dhe 17 vjeçari Enea Korreshi, ndërsa viktimë e sulmit kishte mbetur 44 vjeçari Fabjol Hysi, person me aftësi ndryshe dhe mangësi komunikimi, apo thënë shkurt shurdh-memec.Në video shihet momenti kur dy të rinjtë i afrohen Hysit me një qasje aspak miqësore, dhe pas pak çastesh, 20 vjeçarie godet me grushta dhe shqelma.Teksa 44-vjeçari mundohet të mbrohet dhe tërhiqet pas duke u përpjekur të shpëtojë, Irdi Nasufi merr diçka të forte dhe e godet duke e dëmtuar në kokë.
Më pas është radha e 17 vjeçarit që e shkelmonpa mëshirë një person që për nga mosha mund të ishte babai i tij. Pak minuta më vonë, një i afërm i familjes e ka gjetur 44 vjeçarin të shtrirë në tokë dhe më pas ka njoftuar policinë e qytetit dhe ambulancën. Si pasojë e këtij agresioni pa precedent, 44-vjeçari ka pësuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru, duke u dërguar me urgjencë në spitalin Universitar të Traumës në qytetin e Tiranës.
Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irdi Nasufi, ndërsa vlerësoi të mjaftueshëm detyrimin me paraqitje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi me pretendimin se kemi të bëjmë me një të mitur.
Në dëshminë e dhënë në polici, dy agresorët pretendojnë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me Fabjol Hysin, të cilin e njihnin më pare. Sipas tyre, 44-vjeçari i ka ofenduar. Aq sa mund të ofendojë një person që nuk flet. Fillimisht dy autorët pretendojnë se kanë nisur të bëjnë shaka me të , por Fabjol Hysa i ka ofenduar dhe ata e kanë goditur me grushte. Kjo është me pak fjalë dinamika e ngjarjes sipas dy djemve, në shtëpitë e të cilëve situatat janë krejt të ndryshme. Grupi I Piranjave udhëtoi drejt qytetit të Lushnjes ku së pari takoi familajrët e 20 vjeçarit Irdi Nasufi.
Nëna e 20 vjeçarit, tashmë në burg, e ka përjetuar mjaft keq atë që ka ndodhur, dhe kjo shihet qartë në çdo fjalë që thotë. Ajo që ka ndodhur duket se i ka rënë si bombe këtyre dy prindërve, që tashmë kërkojnë kokëulur falje për veprimet e të birit. Ndërsa kjo nënë e demonstron dhimbje dhe kërkon ndjesë për veprimin e djalit ndaj një viktime të pafajshme, disa metra më larg, të afërmit e 17 vjeçarit Enea Korreshi që ndodhet në gjendje të lirë, duket se kanë vetëm një hall... Qetësinë shpirtërore të djalit të tyre, i cili ka masakruar pa asnjë mëshirë një person me aftësi ndryshe.
Familjarët e të miturit fajësojnë mediat për të gjithë informimin public duke akuzuar për transformim informaconi, në fakt nuk janë mediat por kamerat e sigurisë që tregojnë qartë dinamikën e një dhune të panderprerë. NdërsaPiranjat janë duke folur me familjarët, përpara tyre shfaqet 17 vjeçari, i cili mohon menjëherë të jetë përfshirë në agresionin ndaj 44 vjeçarit. pavarësisht se pamjet janë shumë të qarta, bisedën e ndërpret nëna e tij.
Duke thënë se djali është I mitur dhe drejtësia e ka gjykuar të jetë në gjendje të lirë. Asnjë ndjesë, asnjë ndjenjë keqardhjeje, asnjë tentativë për të kontaktuar familjarët e të dhunuarit, i cili ndodhet ende në spital nën vëzhgimin e mjekëve dhe të nënës që si ndahet për asnjë moment. Fabjol Hysi, të cilit përveç paaftësisë për të komunikuar iu shtua edhe kjo goditje që mund ti lërë pasoja në të ardhmen, kërkon drejtësi, që të paktën deri në këtë moment duket se nuk po ndodh.
Anisa Veseli KOSOVË- Për dy episode njëri pas tjetrit ju kemi treguar historinë e Anisa Veselit, këngëtares 23 vjeccare nga P...
Gjesti KOSOVË- Katër djem, shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut të cilët jetojn&eu...
TIRANË- Ne shqiptarët nuk na kërcënon lufta, armët kimike apo terrorizmi. Ky është luks. Ne na e kërcënon...
TIRANË- Në fillim të muajit mars, Shqipëria u përball sërish me gripin e shpendëve. Dy stabilimente të rëndë...
Foto ilustruese SHKODËR - Historia e Pjetër Kolës, 40-vjeçarit Shkodran nga Vau i Dejës lidhet me ish-bashkëshorten dhe dy ...
Foto ilustruese TROPOJË - Sherri për pronat na çon këtë herë në Tropojë, aty ku një individ, duket se ka b&e...
TIRANA- Adolescence është seriali më i ri në Netflix, që po thyen jo vetëm rekordet e shikueshmërisë, por dhe ind...
Foto ilustruese TIRANË - Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin në...
TIRANA- 3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar I Urgjencës… K&e...
POGRADEC- Myzejen Roko nga Pogradeci, është një grua pjesë e komunitetit rom, e divorcuar që mes sakrificash ka rritur e vetme nj&eum...