INVESTIGIME

Merr fund vuajtja, Anisa Veseli kryen operacionin, gjithçka nga prapaskenat

n.f Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 21:43
Merr fund vuajtja, Anisa Veseli kryen operacionin, gjithçka nga
Anisa Veseli

KOSOVË- Për dy episode njëri pas tjetrit ju kemi treguar historinë e Anisa Veselit, këngëtares 23 vjeccare nga Prishtina e cila vuan prej 12 vitesh nga një deformim i shtyllës kurrizore, apo sic njihet në terma mjekësorë, skoliozë. Në gjithë këto vite ajo dhe familja e saj kanë bërë përpjekje për të ndrequr këtë anomali e cila sa vinte e shtohej. Por pa rezultat.

Rasti e deshi që Anisa të merrte pjesë në reality shoë BBVK, dhe aty t’i jepej premtimi për shërimin sa më të shpejtë, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu sicc 23 vjeccarja kishte shpresuar. Pas publikimit të kësaj historie e cila tregonte se si në emër të shoë-t një këngëtare e re vuante pasojat dhe askush nuk merrte përgjegjësitë, reagimet në mbështetje të Anisës ishin të shumta.

Dhe kuptohet, edhe gatishmëria për ta ndihmuar atë financiarisht për realizimin e ndërhyrjes. Por më përpara duheshin ribërë të gjitha ekzaminimet, për të vendosur nëse do të kishte ndërhyrje apo jo.

Kujtojmë se në dy vizita në Turqi, Anisa kishte marrë dy përgjigje të ndryshme. Njëri mjek që kishte deklaruar se skolioza e saj duhej trajtuar me not dhe palestër, dhe tjetri që kishte qenë kategorik për ndërhyrje kirurgjikale.

Prandaj, bashkë me vajzën dhe familjen e saj vendosëm të realizojmë një vizitë të specializuar tek njëri prej mjekëve më të mirë të fushës, Kamil Çagri Kose, edhe ai turk, i cili gjatë kësaj periudhe ndodhet  në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Pasi prenotuam takimin, u paraqitem atje bashkë me Anisën.... E mesuar me vizita të tilla që deri tani nuk janë finalizuar me ndërhyrjen e shumëpritur, Anisa duket disi skeptike. Që në nisje të vizitës, mjeku evidenton anomalinë, duke e shpjeguar me detaje situatën. Ky mund të quhet një kontroll i parë ende pa nisur ekzaminimet e detajuara, por pasi ka parë edhe të gjitha dokumentat e vizitave të mëparshme që Anisa ka bërë në këtë periudhë, mjeku është ulur për të thënë të tijën lidhur me rastin.

Pas këtij shpjegimi të Anisës lidhur me frikën që i ka shprehur mjeku në Turqi, dr. Kose nis ta sqarojë se si e sheh ai vetë këtë situatë... Pra, edhe mjeku ynë, është i bindur se duhet bërë ndërhyrje, njëlloj si njëri nga dy mjekët që kanë vizituar Anisën në Turqi....

Po cilat janë rreziqet nëse bëhet ndërhyrja? A janë të vërteta ato që i ishin thënë vajzës 23 vjeccare lidhur me efektet anësore që mund të shkaktojë operacioni i vështirë, në rast se realizohet? Po mundësitë për të vijuar karrierën artistike dhe jetën normalisht si ccdo grua tjetër?

Kjo pyetje e Anisës e ka një logjikë, pasi gjatë ekzaminimeve në Turqi pak kohë më parë, i janë thënë shumë gjëra lidhur me atë që mund të ndodhë pas këtij operacioni. Por edhe këtu doktori i njohur tregohet i drejtpërdrejtë në ccdo detaj.

Dhe pas këtij shtërngimi duarsh, vajza nuk humbi aspak kohë, por nisi ekzaminimet edhe njëherë nga e para. Por tani do të nisë pjesa më e vështirë për vajzën, ndërhyrja kirurgjikale, aq e shumëpritur për të dhe familjarët e saj.

Është e enjte 27 Mars 2025 dhe Anisa paraqitet në spital për tu përgatitur për operacionin. Pas disa konsultave të shkurtëra me stafin, ku pyetet për situatën aktuale shëndetësore, në dhomën e saj vijnë edhe familjarët, të cilët duken tepër të motivuar....

Pasi kemi mbetur vetëm me të, përfitojmë të ndërrojmë dy fjalë dhe të ndajmë me publikun emocionet e kësaj dite. Është diccka që nuk ju a kishim treguar ende, dhe preferuam që të ishte vetë Anisa që ta thonte...

Sepse, teksa kanë parë dëshpërimin tek kjo vajzë, pas mashtrimit që iu bë live në Klan Kosova, disa persona kanë kontaktuar direkt këngëtaren duke u ofruar për ta mbuluar financiarisht ndërhyrjen. Mes tyre edhe një nga personazhet më të dashur të shoëbizit të Tiranës, i cili ka refuzuar kategorikisht të identifikohet.

Lumturia dhe emocioni dallohen qartë në sytë e kësaj vajze, e cila ka vuajtur shumë për t’ia arritur kësaj dite... Rruga drejt sallës së operacionit ndërpritet nga përqafimet dhe kurajoja që familjarët i japin, ashtu sicc ia kanë dhënë gjatë gjithë kohës këngëtares 23 vjeccare. Përpara hyrjes në sallë doktor Kose ka gjetur momentin të thotë dy fjalë për ne

Operacioni është i vështirë, dhe pritet që Anisa të dalë nga salla diku pas pesë orësh. Ndërsa mjeku dhe asistentët e tij vijojnë me ndërhyrjen, tensioni pas derës së sallës është i gjithi tek familjarët e Anisës. Lotët e Monit, vëllait të Anisës janë dëshmi e një ngarkese të mbledhur në vite tek kjo familje, pjesëtarët e së cilës janë kaq të lidhur me njëra tjetrën. Ndërkohë pak metër larg tyre, mjekët janë në krye të detyrës.

Pas plot pesë orësh pritje, më në fund në derën e sallës është shfaqur mjeku turk, i cili nga pamja duket i kënaqur me rezultatin. Një lajm më i mirë nuk mund të na jepej në këtë ditë të gjatë e të lodhshme. Pas doktori dhe asistentët e tij kanë lënë sallën, tani është radha e Anisës, e cila ende nën efektin e narkozës, shoqërohet nga infermieret në një ambient tjetër.

Kjo ditë e gjatë është mbyllur vërtetë e gëzueshme për të gjithë. Tashmë na mbetet ta lëmë të pushojë mikeshën tonë, për tu kthyer të nesërmen. Dhe me sa duket parashikimi i doktorit ishte i saktë. Anisën e gjetëm në këmbë.

Anisa e kapërceu me sukses këtë sfidë të vështirë, por tashmë e pret një tjetër betejë, ajo e rikuperimit nga ndërhyrja dhe rikthimi në normalitetin dhe përditshmerinë e saj, me angazhimet si artiste dhe me dashurinë e saj të madhe, muzikën... Larg hijeve që e ndoqën përgjatë këtyre muajve, që tashmë për të duken si një kujtim i largët dhe i parëndësishëm.

anisa veseli

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë