INVESTIGIME

Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së Bujqësisë për asgjesimin e pulave të ngordhura

n.f Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 21:00

Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së

TIRANË- Në fillim të muajit mars, Shqipëria u përball sërish me gripin e shpendëve. Dy stabilimente të rëndësishme të tregut shqiptar, që operojnë në qarkun e Durrësit deklaruan se kanë patur një numër të madh ngordhjesh nga kjo sëmundje.

Por ku përfunduan këto shpendë, që do të konsumoheshin nga familjet shqiptare dhe a u zbatua ligji për veterinarinë, i cili thotë që dy metodat e asgjësimit janë groposja ose djegia. Për këtë pyetëm Ministrinë e Bujqësisë e cila na u përgjigj se asgjesimi i këtyre pulave të ngordhura është bërë nga kompanitë: Inca shpk,  në pronësi të Enio Zusi, një nga ndotëset më të mëdha të mjedisit në zonën e Lezhës që e kemi denoncuar sezonin e shkuar, dhe A.Z Rendering, që jo edhe aq rastësisht, është në pronësi të Alban Zusit, babait të pronarit të Incës.

Por në rastin e INCA jemi përpara një absurdi, sepse pavarësisht se është e pezulluar nga Ministria e Mjedisit për shkak të ndotjes që shkakton, Ministria e Bujqësisë nuk ka hezituar aspak ta kontraktojë për të asgjësuar shpendët të ngordhur.

Të paktën kështu pretendojnë drejtuesit e stabilimenteve të shpendëve.

Por nuk është ky problemi i vetëm në këtë aferë. Një paqartësi tjetër po aq e rëndësishme ka të bëjë me metodën e përzgjedhur për asgjesimin e këtyre shpendëve.

Nga dy pronarët babë e bir nuk morëm asnjë përgjigje për mënyrën e asgjësimit, prandaj iu drejtuam zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë, e cila na sqaroi se metoda e përdorur për asgjesimin e pulave të ngordhura është e bazuar në urdhrin 411, Për Miratimin e Planit të Kontigjencës për sëmundjen e gripit të shpendëve, i cili thotë: “Trajtimi i mbeturinave, plehut, kadavrave, vezëve, puplave, kryhet në bazë të ligjit 10465, për shërbimin veterinar, në të cilin pasqyrohen vetëm dy metoda: groposje ose djegie. Por si ka ndodhur në realitet?

“I kemi bërë me rendering, kështu ka dalë urdhri nga ministria”-deklaruan drejtuesit e pularive.

Për ata që se dinë, metoda Rendering është grirja apo bluarja e kafshëve të ngordhura, dhe më pas autoklavimi i tyre.

Po nga doli vallë kjo metodë?

“Eshtë bërë me Rendering sipas urdhrit”-sqaroi Sulejman Kullolli, drejtori i Veterinarisë.

Është e paqartë ajo që thotë zoti Kullolli, sepse kjo metodë nuk pasqyrohet aspak në urdhërin e vitit 2022, në të cilin thuhet se bazuar në ligj, duhet bërë groposje, ose djegie. Duket qartë që Ministria e Bujqësisë edhe vetë është konfuze lidhur me urdhërat që lëshon vetë.  Drejtori i Veterinarisë Tiranë shtoi gjithashtu se operatorët e asgjesimit të shpendëve të ngodhur janë zgjedhur nga drejtuesit e pularive, deklaratë që është kundërshtuar kategorikisht nga këta të fundit.

Teksa ende jemi të paqartë për metodën e përzgjedhur për asgjesimin e pulave, ka mbetur edhe një element tjetër, tepër i rëndësishmë pa u sqaruar.

Ku përfunduan vezët e pulave të sëmura?

“I kemi në magazinë, të bllokuara, deri sa Ministria të gjejë vendin ku t’i çojmë” –qartësojnë stabilimentet.

Edhe këtu një tjetër kontradiktë, sepse pas një pyetje të analistit Enton Abilekaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj do të deklaronte asgjësimin e 1 milion vezëve. Lidhur me gjithë këto paqartësi, Piranjat pyetën drejtpërdrejtë Anila Denaj, ministren e Bujqësisë, por ajo nuk dha asnjë përgjigje. Por pyetjet mbeten ende me fuqi, me shpresën se një ditë do të marrin përgjigjen e qartë.

Artikuj te sugjeruar

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët