INVESTIGIME

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje! Zjarrvënësin do e gjejë…

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 21:13

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë

SHIJAK- Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat“ mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situatë thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjithë mbrëmjen, deri të nesërmen. Dhe sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të tmerruar nga një natë më parë.

“Gjithë natën na mbyti tymi, nuk rrihej. U mbulua gjithë zona komplet si mjegull. Nuk ka bërë vahki ndonjëherë. Ne jemi në shtëpi dy pleq të moshuar, nuk e durojmë dot erën e keqe, na merret fryma, më keq s’ka ku të shkojë”, tha një zotëri që kalon aty pranë.

“E kanë bërë mirë se na kanë tymosur gjithë natën me erë të mirë. Më keq s‘ka ku të shkojë, me dyer dhe dritare mbyllur, shumë keq. Tymi mbulloi gjithë zonën. Tmerr ka qenë, mbrëmë dhe sot në mëngjes”, u shpreh një burrë rreth të 50-ave duke punuar tokën.

“Po ku je moj nënë, ku je more?! Shumë keq. Thanë çfarë janë këto që po digjen?! Kiamet, keq shumë. Aty e kam shtëpinë, nuk hapnim dot dyert. U mbush me tym, erë e keqe”, u ankua një grua e moshuar.

Atë mëngjes, fshati dukej i boshatisur, shtëpitë me dyer e dritare të mbyllura, ndërsa grupi i xhirimit u afrua pranë zonës problematike. Menjëherë pas tyre, një fadromë dhe një zjarrfikëse mbërrijnë në zonë. Flakët kishin dalë jashtë kontrollit, pasi veç kallamishteve aty pranë nuk kishin kursyer as qëniet e gjalla që janë në habitatin e tyre. Perimetri i përfshirë nga flakët është i madh. Nga njëra anë aplikohej procesi i kapsulimit, hedhja e dheut për të mbytur flakët, ndërsa nga ana tjetër efektivët bënin ç’të munden me vetëm një zorrë uji, ndërsa tymi sa vinte dhe bëhet më i dendur, duke mbuluar sërish të gjithë zonën përreth. Minutat kalonin. Situata nuk përmirësohej. Flakët ishin aktive dhe tymi vijonte të mbulonte zonën.

Anës rezervatit eskavatori gërryente tokën, kamionët mbusheshin me dhe të njomë për ta hedhur më pas mbi mbetje. Edhe fadroma bënte të njejtën gjë duke gërryer terrenin. Në disa grumbuj plehrash flakët ishin ende aktive, ndërsa efektivët ndaluan punën pas shumë minutave luftë me vatrën më të rrezikshme të zjarrit. Gjatë minutave që grupi i xhirimit ishte prezent në vend-grumbullimin e mbetjeve në Hardhishtë, veç punonjësve të bashkisë dhe firmës së kontraktuar për pastrimin e qytetit si dhe zjarrfikësve, nuk u paraqit asnjë përfaqësues i IKMT-së për të bërë vëzhgimin në terren, apo punonjës të Policisë dhe Prokurorisë, për të mbajtur një proces-verbal lidhur me situatën. Por kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana nuk vonoi të reagonte, duke shpikur zjarrvënës imagjinarë nga partitë kundërshtare. Përtej ironisë. Disa pyetjeve i duhen dhënë përgjigje.

Si mundet një kryetar bashkie, të dalë në konkluzione dhe ekspertizë të shkaqeve të zjarrit, vetëm pak orë nga nisja e tij, ndërkohë që në terren veç zjarrfikësve nuk kishte prezencë të asnjë institucioni përgjegjës për ekspertizë?

Ndaj gazetari Freard Rista pati një tjetër përballje me të, sapo ai zbriti nga makina Range Rover. Arbana jo vetëm që nuk mori përgjegjësitë që i takonin, jo vetëm që nuk kërkoi falje publike pas gjithçkaje të vërtetuar puntatë pas puntate, por i qendroi stoik bindjes së tij që nuk ka gënjyer. Madje deklaroi se nuk do të jepte më asnjë përgjigje, veç atyre zyrtare me shkrim. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë