AKTUALITET

Dosja/ "Muhabeti është mbyllur. Nuk do kesh më probleme"- Si u ndërtua një shantazh me emrin e “Piranjave”

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Janar 2026, 17:19

Dosja/ "Muhabeti është mbyllur. Nuk do kesh më

Gjithçka nisi nga një profil femëror në Instagram. Një emër i zakonshëm, disa foto të kuruara dhe një bisedë që dukej krejt normale. Por pas atij profili fshihej një skemë mashtrimi e ndërtuar me kujdes, ku 36-vjeçari Glarurtin Kaçi i maskuar si gazetar, për pak ditë do t’i zhvaste një qytetari 8 mijë euro, duke përdorur frikën, turpin dhe emrin e emisionit tonë investigativ "PIRANJAT".

Në dosjen hetimore thuhet se më 26 shtator 2025, shtetasi Leonard Bytyçi u kontaktua në Instagram nga profili “ema_koci_”, e cila u prezantua si “Kejsi”. Komunikimi kaloi shpejt nga bisedat e zakonshme në kërkesa për takim intim.

“Gjatë komunikimit ajo ka këmbëngulur disa herë që të takoheshin në hotel”, – thuhet në dosje.
Dy ditë rresht insistimi. Foto. Mesazhe. Presion. Deri sa më 29 shtator, ai pranoi të shkonte në një hotel përballë Parlamentit. Hoteli u zgjodh nga vetë profili femëror. Edhe skenari ishte gati.

Sapo hyri në dhomë dhe dërgoi një foto, mesazhi që i mbërriti ndryshoi gjithçka: “Jam minorene”.

Në atë moment komunikimi u ndërpre. Sekonda më vonë, telefoni i tij ra. Numri: 0684777077. Zëri në anën tjetër nuk u prezantua. Nuk bërtiti. Nuk kërcënoi drejtpërdrejt. U shfaq si “shpëtimtar”.

"Në momentin që ai i ka dërguar foton, ajo i ka thënë se ishte minorene dhe menjëherë sapo fotoja e dhomës ka shkuar, e ka telefonuar një numër në telefon. Ai sqaron se nuk ka pasur dijeni në asnjë moment që personi me të cilin po fliste ishte minoren, pasi ajo nuk i kishte thënë gjë më parë; për më tepër, profili i kishte shkruar vetë i pari. Në atë moment, kur ai ndodhej në dhomën e hotelit, e ka telefonuar numri 0684777077, i cili nuk i është prezantuar me emër, por i ka thënë se donte ta ndihmonte dhe se ai kishte rënë pre e një kurthi të emisionit investigativ “Piranja” dhe se duhej të dilte shpejt nga dhoma",-thuhet në dosje.

“Ke rënë pre e kurthit të emisionit investigativ ‘Piranjat’. Çdo gjë është regjistruar. Duhet të largohesh menjëherë nga dhoma”.
Kaq mjaftoi.

Frika bëri pjesën tjetër. Sipas dosjes, personi në telefon i tha se gjithçka ishte filmuar dhe se rasti do të transmetohej në televizion. I shpjegoi se “stafi i Piranjave” ishte me gjashtë persona dhe se duhej të fliste me ta për ta “mbyllur” çështjen.

Komunikimi vijoi në WhatsApp. Mesazhe të shpeshta. Siguri e rreme. Premtime.

“Do ta zgjidh unë këtë problem”.

Pas një telefonate tjetër, erdhi edhe çmimi i heshtjes: “Stafi kërkon 7000 euro kafe që rasti të mos dalë në TV”.

Në dosje thuhet se viktima ishte i traumatizuar, i frikësuar dhe nën presion të vazhdueshëm psikologjik. I ishte thënë se gjithçka ishte e regjistruar dhe se pasojat do të ishin të rënda:-"Gjatë bisedës, ai i është prezantuar si *******, ku i ka dërguar edhe një foto të kartës së tij të identitetit për të krijuar më shumë besim. Pasi ka marrë shumën prej 7 000 eurosh dhe është larguar, ai i ka shkruar më vonë se gjithçka ishte në rregull dhe se ishte kryer “si muhabet”, duke i thënë se nuk do të kishte më probleme.

Gjithashtu, ai i ka kërkuar të takoheshin përsëri të nesërmen për të pirë kafe, ku i ka kërkuar edhe për veten e tij “kafe” për punën që kishte bërë. Ai ka thënë gjithashtu se çdo punë ishte kryer dhe se ishin fshirë të gjitha nga sistemi. Të nesërmen, me datë 30.09.2025, janë takuar përsëri në të njëjtin vend si një ditë më parë, ku i ka dhënë edhe 1 000 euro si “kafe” për nderin që ai thoshte se i kishte bërë".

Ai pranoi. Takimi u caktua në Bar Kafe ‘Europa’, zona e 9-Katsheve. Aty dorëzoi 7.000 euro. Personi përballë tij u soll si “njeri familjar”. I tha se po i bënte nder. Madje, për të krijuar më shumë besim, i dërgoi edhe foto të kartës së identitetit.

“Paratë do t’i marrë i gjithë stafi i emisionit”, – i kishte thënë.

Pas dorëzimit të shumës, mesazhi i radhës ishte qetësues: “Çdo gjë është ok. Muhabeti është mbyllur. Nuk do kesh më probleme”.

Por skema nuk përfundoi aty.

Të nesërmen, më 30 shtator, u takuan sërish. Po në të njëjtin vend. Këtë herë kërkesa ishte më e vogël. Vetëm “një kafe”.

Edhe 1.000 euro të tjera kaluan dorë më dorë.

Në total: 8.000 euro.

Vetëm pas disa ditësh, duke folur me familjarë dhe miq, viktima kuptoi atë që dosja e përshkruan qartë, kishte rënë pre e një mashtrimi, të ndërtuar mbi frikë dhe shantazh. Kur tentoi të kërkonte shpjegime, përgjigjja ishte e thatë: “Nuk të kam asgjë borxh. Ta kam zgjidhur hallin”.

Më 28 tetor 2025, ai iu drejtua Policisë. Hetimi nisi. U administruan bisedat WhatsApp. U verifikuan takimet. U shpall në kërkim personi që ishte hequr si “gazetar i Piranjave”.  Më 18 nëntor, ai u arrestua në lagjen “28 Nëntori”. Në deklarimet e tij, sipas dosjes, ai pranoi se paratë i kishte marrë, por tentoi ta justifikonte gjithçka me varësinë nga bixhozi dhe “ankthin”.

Por dosja flet ndryshe.

"Ai ka pranuar që paratë ia kishte marrë shtetasit të sipërpërmendur, pasi nuk e njihte dhe nuk kishte pasur asnjë kontakt të mëparshëm me të.

Atij nuk i kujtoheshin bisedat, pasi nuk e kishte më telefonin, të cilin e kishte shitur për të luajtur bixhoz. Edhe mënyrën se përse ia kishte marrë paratë nuk e mbante mend, pasi ishte kuruar nga ankthi dhe ende merrte qetësues. Ai e ka përsëritur se nuk e mbante mend fare se për çfarë kishte biseduar me të dhe përse ia kishte marrë paratë, por ka deklaruar se paratë i kishte marrë vetëm për shkak të varësisë nga bixhozi dhe se këtë veprim e kishte përsëritur edhe herë të tjera".

Ajo tregon një skemë të ndërtuar hap pas hapi. Një mashtrim që nisi me një profil të rremë dhe u mbyll me shantazh në emër të një emisioni investigativ.

Një emër që u përdor si armë./Piranjat.news

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?