INVESTIGIME

“E vrau pa arsye”/ Vrasja misterioze e 28- vjeçarit shqiptar në Brazil, familja kërkon drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2025, 11:00

“E vrau pa arsye”/ Vrasja misterioze e 28- vjeçarit shqiptar

Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi në atë mbrëmje të 18 shkurtit 2019 kur i riu me origjinë nga Shkodra u qëllua me tre plumba nga dy persona ende të panjohur?

Cili ishte roli i mikut të tij, biznesmeni italian Guido Bertola, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes?

Sipas autopsisë, Albani nuk është qëlluar vetëm një herë, siç deklaron Guido, por plot 3 herë. Dy herë në kokë dhe një herë në shpatull. Gjë që ngjan me një merak të vrasësve për ta çuar punën deri në fund.

Po i kujt ishte ky merak? Këtë do e zbulojmë pak më vonë.

Në lidhje me vizitat e Guidos në Brazil, që kohët e fundit ishin bërë mjaft të shpeshta, duhen sqaruar disa gjëra. Ai kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore me Silvia De Souza, një 34 vjeçare braziliane që jetonte në Itali. Madje në Fortaleza biznesmeni italian kishte blerë një vilë, në të cilën e dashura e tij kishte punësuar si roje vëllain e saj Hoze De Souza.
Është pikërisht ky person që ndryshon totalisht rrjedhën e kësaj ngjarje të rëndë, e cila në nisje dukej si një grabitje e zakonshme në rrugët e një qyteti, ku krimi është në rend të ditës. Souza, akuzon si urdhërdhënës i vrasjes së dy personave. Motrën e tij Silvia, bashkë me të, edhe Guido, i dashuri i saj.

Bazuar në dëshminë e dhënë në polici, Souza deklaron që në Janar të 2019, pra një muaj përpara vrasjes, Guido Bertola, i kishte dhënë atij një zarf të mbyllur me para, ndërkohë që nëpërmjet telefonit, e motra Silvia, i kishte thënë t’ia jepte një vrasësi me pagesë që ata kishin kontaktuar. Me zarfin në dorë, ai ka shkuar në qendër të qytetit, ku brenda një makine e priste një person. Në momentin kur ai ka hapur xhamin dhe Souza i ka dorëzuar zarfin, ky i fundit ka arritur të njohë Romarion, që ishte nipi i tij dhe Silvias.

Në dëshminë e dhënë ai kujton gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes, Silvia ishte e shqetësuar për Guidon, sepse trembej që mund t’i ndodhte diçka gjatë atentatit. Një tjetër element i rëndësishëm për hetuesit, ka qenë edhe telefoni i Souzas, në të cilin ata kanë gjetur foton e një personi të paidentifikuar që në dorë mban një pistoletë.  Sipas dëshmitarit, ky person është Romario, i cili ia ka dërguar foton e pistoletës, Silvias.

Një sinjal që arma për vrasjen e Albanit është blerë

“Mbasi ndodhi kjo ngjarje vjen Simone dhe më thotë që ti nëse do të shkosh në Brazil shko, por është mirë mos të shkosh sepse babi po merret me këtë punë, ka dhe certifikatën e vdekjes në dorë, edhe nuk ke pse merr gjithë atë udhëtim, se trupin mund ta bie babai im. Por unë dua të të them një dëshirë që ka pasur Albani, që ka dashur që kur të vdesi t’i djegim trupin.
Aty nisa dyshimet unë, u vura në kontakt me ambasadorin shqiptar që ishte në Brazil, Rezart Bregu dhe më thotë mua: Ilir, punët nuk janë ashtu siç duken, ti bën mirë të vish në Brazil.

Shkuam aty dhe të nesërmen na thanë të shkojmë në polici. Kur shkojmë ne aty më thotë një polic, e di ti ku është Guido, jo i them unë, më mori më çoi dhe nga një dritare aty shikoj Guidon me pranga në duar, ishte i arrestuar".

Këtu familja Gropçaj fillon të dyshojë që gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç përshkruheshin nga Guido dhe djali i tij.
Cili është shkaku i vrasjes së Alban Gropcaj? Kush e vrau atë? Këto janë pyetje ende pa përgjigje edhe sot e kësaj dite./piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë