INVESTIGIME

E “zhytur“ në borxhe, bashkia Roskovec hap tender mijëra euro për stacion elektrik, Bufi: Do ndërtojmë edhe karburant me taksat e qytetarëve

r.ll Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 21:34
E “zhytur“ në borxhe, bashkia Roskovec hap tender mijëra
majlinda bufi

ROSKOVEC- Më datë 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi një tender me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 lule smart dhe për të ndërtuar stacion tregtar për makinat e elektrike bashkë me njësitë e karikimit. Stacionet private të karikimit të makinave elektrike ndërtohen nga vetë palët e interesuara që blejnë këto mjete ose nga operatorë privatë të cilët më pas shërbimin e karikimit të makinës e japin me pagesë për të nxjerrë koston e investimit dhe një fitim të mundshëm. Nuk ka asnjë bashki tjetër me fonde më të mëdha në dispozicion edhe se bashkia Roskovec dhe me numër më të lartë makinash elektrike, që të ndërtojë me fondet e taksapaguesve stacione karikimi, që ai që ka mundësi të blejë makinë elektrike, të shpenzojë sa më pak.

Sikur të mos mjaftonte stacioni modern, bashkia kërkon të blejë dhe të instalojë 3 lule të llojit smart, të cilat nuk janë as më shumë e as më pak se panele diellore që marrin rrezatimin e diellit dhe e kthejnë në energji elektrike. Fuqia e instaluar e tyre është 2.5 kilovat/orë, çka do të thotë se sasia e energjisë në vit që këto lule smart prodhojnë, sikur gjithë viti të bëjë kohë me diell, nuk i kalon 5500 kilovat/orë, sasi që nëse e blen pa koston e prodhimit që ka Korporata Elektro-energjitike, por me çmimin që e tregton OSHEE, do të kushtonte vetëm 630 euro!

Por sa do të shpenzojë bashkia Roskovec për lulet smart?

Nëse për të ndërtuar një stacion elektrik, maksimumi i shpenzimit është 5 mijë euro, kosto për blerjen e një luleje është 10 mijë euro për kilovat, në këtë rast 25 mijë euro. Ndaj lind pyetja: A ia vlen që të shpenzohen 25 mijë euro për 5500 kilovat/orë prodhim vjetor? Ndërkohë që kthimi i investimit vjen pas 40 vitesh, kur instalimi i kësaj pajisje amortizohet tërësisht për 35 vjet! Qartazi është një investim me humbje ku bashkia Roskovec ose nuk ka çfarë t’i bëjë paratë, ose shpik tendera për të çuar përfitime tjetërkund! Dhe nga konsultimi i çmimeve dhe ofertës fituese të këtij tenderi, duket se ka gjasa që të jetë arsyeja e dytë.

Nëse çmimi mesatar i një luleje smart është 25 mijë euro, në total për të blerë 3 të tilla do të nevojiteshin 75 mijë euro, e nëse shtojmë dhe stacionin elektrik me vlerë maksimale 5 mijë euro, nuk do të nevojiteshin më shumë se 80 mijë euro. Oferta fituese është ajo e kompanisë Albavia me vlerë 106 mijë euro pa tvsh, afërsisht 26 mijë euro më shumë se çmimi që këto pajisje kanë në internet! Sipas të dhënave të tenderit, Bashkia ka skualifikuar ofertën më të ulët me vlerë 99 mijë euro, të bashkimit të operatorëve “2AF” dhe “E N P I”.

Dhe për të marrë përgjigje për gjithë këtë tender ”inovativ”, por me pikëpyetje të mëdha prej fillimit e deri në fund, menduam të pyesnim të zonjën e punës. Kush më mirë se kryetarja e Bashkisë do të na japë përgjigje për një tender të firmosur nga vetë dora e saj. Në komunikimin që pati me gazetarin e “Piranjave”, Freard Rista, zonja Bufi iu shmang të gjjitha pyetjeve lidhur me tenderin e çuditshëm, duke u justifikuar me frazat “nuk e mbaj mend, nuk më kujtohet, vuaj nga humbja e kujtesës”.  

Freardi: Në fund të janarit keni shpallur një tender për blerjen e 3 luleve smart dhe ndërtimit të një stacioni elektrik.

Kryetarja: Nuk kam informacion. Nuk më kujtohet. Sepse ne bëjmë shumë, kemi bërë shumë prokurime dhe nuk e mbaj mend, s’më kujtohet kjo gjë.

Freardi: Cila është nevoja e qytetit për këto 3 lule smart që prodhojnë energji diellore duke qenë se llogaritë tona dalin me humbje?

Kryetarja: E kam kujtesën e dobët vuaj nga memoria. Unë vuaj nga memoria, unë si person.

Kryetarja e bashkisë znj.Bufi pretendoi se nuk kishte informacion për këtë tender, dhe se pasi ta merrte informacionin do të shihte edhe mundësinë për të ndërtuar një karburant me taksat e qytetarëve.

Freardi: Pasi të merrni informacionin do ndërtoni dhe një karburant që të mos diskriminoni ata që kanë makina me karburant?

Kryetarja: Do ta shohim, do bëjmë studimin për këtë gjë dhe ta shohim. Nëse nevoja del, po, pse jo?

Me këtë premtim, i rikujtojmë kryetares së Bashkisë së Roskovecit se institucioni që ajo administron prej 10 vitesh tashmë, është një nga bashkitë të cilat Ministria e Financave i klasifikon në listën e njësive vendore me “probleme financiare” për shkak të borxheve të larta që ka ndaj palëve të treta. Kjo njësi klasifikohet në grupin e tretë të bashkive sa u takon numrit të banorëve, duke u listuar si një njësi e vogël ku të ardhurat sigurohen kryesisht nga taksa e pasurisë. E ndodhur në këto kushte, me vështirësi financiare për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe me ndihmë nga qeveria qëndrore, logjikisht bashkia Roskovec duhet që të përqëndrojë shpenzimet e saj në plotësimin e nevojave të komunitetit dhe nxitjen e ekonomisë së zonës!

Por jo, nuk ndodh kështu!

Roskoveci bën pjesë në listën e bashkive me densitet të ulët biznesi, të cilat për pasojë tregojnë edhe një varësi më të lartë nga ndihma ekonomike në krahasim me bashkitë e tjera. Referuar raportit të Ministrisë së Financave për vitin 2023, 47% e buxhetit të Bashkisë shkon për shpenzimet e personelit. Nga viti 2022 në vitin 2023, shpenzimet për personelin u rritën me 19% ndërsa sa i takon shpenzimeve për investime, ato u ulën me 37%. Dhe në këtë situatë që ndodhet kjo Bashki, gjen fonde, plot 112 mijë e 500 euro për të ndërtuar stacion privat për karikimin e makinave???

majlinda bufi roskovec

Artikuj te sugjeruar

Florian Binaj INVESTIGIME 11 Prill21:24

Pashaporta europiane dhe veçoritë e saj

florian binaj TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin për 24 ...

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët