INVESTIGIME

Exelerate dhe Renco punojnë jashtë afateve të kontratës, ambIentalisti Ferruni në gjyq për ‘shpifje’

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 21:28
Exelerate dhe Renco punojnë jashtë afateve të kontratës,
Foto ilustruese

TIRANA-  Piranjat kanë treguar për një kohë shumë të gjatë se si janë prekur interesat e publikut në emër të krizës së energjisë! Dy anijet me TEC në Vlorë për të cilat Korporata Eleketroenergjitike Shqiptare është bërë gati që të paguajë 46 milion dollarë për Excelerate Energy dhe 23 milion dollarë për Renco që do të bëjë operimin, jo vetëm do të ndotin mjedisin, jo vetëm do të kushtojnë shumë, por po merren në dorëzim kur kriza ka mbaruar ligjërisht dhe faktikisht.

Dhe nuk ka mbaruar vetëm kriza por dhe afati i kontratës. Excelerate Energy dhe Renco ofertuan se do të sjellin dy asete gjeneruese në Portin e Vlorës në Janar të vitit 2022, në muajin shkurt u shpallën fituese dhe më 4 prill u firmos kontrata. Kontrata parashikon marrjen e dy aseteve gjeneruese me qira për 24 muaj. Pra më 4 prill të këtij viti KESH nuk duhet të kishte asnjë marrëdhënie financiare me Excelerate dhe Renco. Por nuk ka ndodhur kështu. Futja e termave të paqartë në kontratë, ka bërë që afati të mos matet me datë të ofrimit të shërbimit, por me datën kur merren në dorëzim. Një kontratë e tillë nuk është parë asnjëherë. Asetet energjitike duheshin sa më shpejt, dhe askush nuk vendos datë duke i lënë në dorë kompanisë të marrë kohën që duhet të për t’i rregulluar dhe për të na kërkuar ne paratë!

'Periudha fillestare e kontratës nënkupton periudhën që fillon në datën e dorëzimit dhe përfundon në datën fillestare të skadimit, përveç rasteve kur mbyllja herët e kësaj kontrate përfundon më herët në përputhje me kushtet e kësaj kontrate.’

Eksperti i ekonomisë Klodian Gradeci thotë se; ‘Përsa i përket detyrimit që kishte Renco edhe Excelerate afati i përfundimin të kontratës në njëzet e katër muaj ka përfunduar, që do të thotë në përfundimin e kontratës. Të vendoseshin punë duhet të ishte kryer testi i energjizimit për shtatëdhjetë e dy orë, dhe pastaj të vazhdonte me komisionimin e fitit gjatë një deri në tre muaj. Ndërkohë, edhe Kesh ka bërë një procedurë në kurth.Për të prokuruar katër mijë ton naftë lëndë djegëse, e cila do furnizonte, ishte lënda e parë për prodhimin e energjisë’.

Por duket se gjendja e anijeve nuk është optimale, pasi pavarësisht punës që kanë nisur prej 1 viti e gjysëm punëtorë nga Europa e Azia, askush nuk po mundet që të bëjë TEC-et për t’i vënë në punë. Këtë më mirë se kushdo mund ta shpejgojë ambientalisti Lavdosh Ferruni i cili thotë se

‘Për këtë rangallën që e kemi quajtur, të ardhur nga Bangladeshi, e cila është jfunksionit, po edhe nëse funksionon, nuk do të jetë e pranueshme në atë territor, në atë gji fantastik. Që është një nga plazhet më të bukura ngjitur me të të Mesdheut’.

Piranjat dhe një grup i vogël aktivistësh e kemi denoncuar këtë aferë e cila nuk bën as më shumë e as më pak por krijon kosto të shumta për buxhetin e kompanisë publike KESH, para të cilat kanë si destinacion kompani offshore pronarët realë të të cilëve vështirë të gjenden.

Gjithashtu Klodian Gradeci thotë se ‘Gjeneratorët nuk janë vendosur ende në punë. Duhet të ishin vendosur në punë, por duhet parë pastaj efikasiteti financiar dhe ekonomik. Sa të leverdishëm janë ata me çmimet që ka sot bursa energjetike ndërkombëtare në Evropë, apo edhe bursa shqiptare e energjisë?A ka leverdi që këta gjeneratorë të vendosin punë?’

Por edhe pse zërat për të denoncuar shkeljet e shumta që janë bërë si në procesin e tenderit edhe në lidhjen e kontratës tërësisht në favor të kompanive private, një nga metodat që përdoren shpesh kundër aktivizimit është ajo e formës së padive që quhen ‘slapp’.

Një vit më parë kompania Renco paditi për shpifje në gjykatën penale ambietalistin Lavdosh Ferruni. Padia lidhje me denoncimin dhe protestat që z. Ferruni si ambientalist kishte bërë kundër vendosjes së këtyre dy TEC-eve në gjirin e Vlorës. Në denoncime ai foli jo vetëm për ndotjen, por dhe për origjinën e aseteve termike të cilat janë marrë nga Bangladeshi, për gjendjen e amortizuar të tyre dhe për origjinën e kompanisë Excelerate që sjellë këto anije, Delauare, një shtet offshore që ruan anonimatin e pronarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kjo mesa duket nuk i pëlqyen kompanive private.

Ferruni tregon se është paditur për shpifje në lidhje me një shkrim qe ka bërë në një artikull, si shumë të tjerë, por në këtë artikull ka përmendur kompaninë Renko.

‘Pjesë e lojës së madhe për këtë çështje është konsorcium për anijet që kanë ardhur nga Bangladesh. Në këtë shkrim, unë bëra një kërkim në Google. Dhe më doli aty që Renko paska një histori me mafien. Ceo e Renkos në Afrikë, një korrupsion atje. E kështu me radhë gjërat e kësaj natyre që janë publike. Madje, janë të publikuara në një raport shumë serioz nga Ben Guoshi kohë më parë. Duke u referuar këtij raporti që është në internet, kam përmendur edhe unë këtë fjali. Kompania mendoi që duke bërë një padi penale për rastin tim. Me atë klauzolën e shpikjes, do të mund të ndalonim të folurit për këtë çështje që në fakt ka ndodhur e kundërta. Kemi folur shumë më tepër. Siç kam deklaruar edhe në gjykatë, ne do të vazhdojmë të flasim për këtë çështje për të shpëtuar pikërisht atë që nuk ka ndodhur akoma, për të paguar mbi 70 milionë euro’.

Ditën e djeshme gjykata vendosi të rrëzojë padinë që Renco ka bërë ndaj zotit Ferruni. Piranjat në lidhje me këtë çështje pyetën dhe juristin e kompanisë Renco për qëllimin e kësaj padie por nuk na ktheu asnjë përgjigje.

Siç ka ndodhur dhe në raste të tjera kur është kërkuar informacion se çfarë po ndodh me kontratën, vënien në punë të anijeve dhe zyrën që firmat kanë në Shqipëri , për të cilat nuk ka asnjë të dhënë!

Ndoshta KESH dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ne nuk na besoi kur thamë të vërtetat tona, mbase nuk e besuan as zotin Ferruni, por tani që gjykata dha vendimin se këto denoncime nuk janë shpifje, mos ka ardhur koha që të merren seriozisht dhe të shpëtohen miliona euro për buxhetin e KESH, për dy TEC-e që nuk na hyjnë në punë dhe por merren pas përfundimit të krizës dhe afatit 2 vjeçar të kontratës?

anijet

Artikuj te sugjeruar

M.B. INVESTIGIME 24 Maj21:01

Monologje- profesionet e lira

TIRANA- Monologu 1 Unë jam ERALDO,  Në vendin tim sot duhet të ishte dikush tjetër, por ai ka zgjedhur të mos flasë....

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë