Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Disa llogari në Instagram janë bllokuar gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe ajo e kreut të Partisë Mundësia dhe depute...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...

Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e sëmundje të ndryshme, ndodh që në momente krize identiteti, shumë prej tyre gjejnë strehë te besimi. Sepse për njerëz të brishtë, të lodhur nga vështirësitë dhe hallet, të besosh është një dritë shprese. Por kjo që do ju tregojmë sonte, në realitet është një grackë që e thellon edhe më shumë dhimbjen.
Pasi kemi të bëjmë me shfrytëzimin e besimit në formën më të keqe nga individë që prezantohen si “shërues të shpirtit”, premtojnë se largojnë magjitë, shërojnë sëmundje dhe japin qetësi përmes riteve dhe pluhurave të çuditshëm që këta persona i përziejnë me fenë. Si në rastin e Dritan Beqirit, këtij pseudo-hoxhe i cili pretendon se ka fuqinë për të hequr magjitë, përmes recetave të tij magjike.
Por çfarë fshihet pas këtyre riteve? Si operon bamirësi ynë? Për ta kuptuar më mirë, udhëtojmë drejt Lushnjës për të parë nga afër këtë “mrekullibërës”.
Ka ardhur momenti i bashkëpunëtores sonë për t’u takuar me bamirësin, i cili në raste të tilla, kur përballë ka vajza të reja, tregohet korrekt, duke futur gjithmonë në dhomë një person të tretë, që në këtë rast është ndihmësi i tij.
Në mungesë të tij për disa ditë, hoxha bamirës porosit ndihmësin e tij që t’iu japë lëngun magjik njerëzve që do të vijnë për ndihmë. Ndërkohë, “shpëtimtari” nuk mjaftohet vetëm me “hallin” tonë. Ai nis të tregojë edhe histori të njerëzve të tjerë që kanë kërkuar ndihmën e tij, duke zbuluar probleme familjare, apo sekrete të jetës së tyre private. Vetëm pak momente pas largimit, ai nuk vonon të cenojë privatësinë dhe dinjitetin e atyre që e kanë besuar.
Për të kuptuar nëse ky person ka një praktikë fikse të përsëritur tek çdo hallexhi, dërgojmë atje një tjetër bashkëpunëtore bashkë me vjehrrin e saj, i cili në fakt është kameramani ynë.
Vajza ka probleme bashkëshortore, sepse burri është në emigrim dhe raporti në çift ka pësuar krisje. Një histori e zakonshme, tek shumë çifte që përballen me distancën dhe mungesën e komunikimit.
Kjo i mjafton pseudo-hoxhës për të thënë me bindje se vajza është e pushtuar nga xhindet, dhe me rukjet që ai po bën, tenton ta bindë se gjithçka po ndryshon. Pavarësisht se bashkëpunëtorja jonë ka hyrë aty plot shëndet e pa asnjë shqetësim apo mërzi. Fakti që nuk ka një tarifë për shërbimet që bën, nuk do të thotë se nuk përfiton, por përtej diskutimit financiar, problemi i madh me këtë individ, është shpresa e rreme që iu jep personave me probleme të shëndetit mendor, të cilët në tentativë për heqjen e xhindeve, humbin kohë me një person të tillë dhe nuk ndjekin kura të rekomanduara nga mjekët specialistë.
Këtë na e sqaron më së miri kjo shkresë e Komunitetit Musliman Shqiptar, sipas të cilës z. Dritan Beqiri nuk është pjesë e stafit të këtij komuniteti, nuk ka qenë dhe nuk është i regjistruar apo i njohur nga institucioni i tyre si hoxhë/imam.
Ata shprehen se nuk disponojnë informacion mbi shkollimin e tij fetar, pasi ai nuk është pjesë e organikës së KMSH. Ai nuk ka autorizim nga KMSH për të kryer rituale fetare nëpër xhami, si edhe nuk ka licencë të lëshuar nga ky institucion për ushtrimin e shërbimeve fetare.
Pas kësaj përgjigjeje është momenti ynë që të shkojmë të ballafaqohemi me këtë person në lidhje me ritet e tij manipuluese ndaj njerëzve./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...
Ndoshta të gjithëve ne na ka ndodhur që të kemi shkuar në spitalin “Shefqet Ndroqi“, ndryshe i quajtur “Sanatoriumi...
Banesat e Hamit dhe Xhevdet Llujës në lagjen Dudas në Shkodër, mbajnë statusin si monument kulture të kategorisë së pa...
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...
Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike në Shqip...
Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një ...
Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën ...
Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gji...