INVESTIGIME

Kompania Beralb ndot lumin Fan në Fushë-Arrëz, e kthen në lumë të vdekur me ngjyrë bakri, banorëve u janë prishur tokat bujqësore

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 21:01

Kompania Beralb ndot lumin Fan në Fushë-Arrëz, e kthen në

Në veri të vendit, në Fushë-Arrëz, “Piranjat“ udhëtojnë për të parë nga afër shkatërrimin që i është bërë lumit Fan nga shoqëria aksionare Beralb, një kompani që merret me përpunimin e bakrit dhe që operon prej shumë vitesh në territorin tonë. Aty ku bashkohet përroi i Micojit me lumin Fan i Vogël, është grykëderdhja e ujit që vjen nga kompania Beralb, e cila me ndotjen që bën ka arritur deri aty sa t’i ndryshojë ngjyrën natyrale ujit, tokës dhe gurëve.

Mirëpo kjo nuk është thjesht një ndotje lokale që mund të rehabilitohet, sepse Fani i Vogël derdhet në lumin Fan, ky i fundit bashkohet me lumin Mat duke u derdhur më pas në detin Adriatik. Është një ndotje mbi 80 km në vijë rrjedhëse, e shkaktuar nga kompania e përpunimit dhe pasurimit të bakrit, Beralb.

Më datë 16 korrik 2025, gazetari Freard Rista është përpjekur të komunikojë me përfaqësues të kësaj firme të përbërë nga turq, izraelitë dhe kinezë, por askush nuk u paraqit në ambientet e jashtme të kompanisë. Edhe pas një shkrese zyrtare drejtuar firmës, nuk u dha asnjë përgjigje.

Shkeljet e kësaj firme kanë qenë të shumta ndër vite. Më datë 21 korrik 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bëri me dije se një vit më parë, më datë 16 janar 2024, kishte kryer inspektime në terren dhe pas konstatimit të shkeljeve nga ana e kompanisë, ka aplikuar një gjobë me vlerë 100 milionë lekë të vjetra, si dhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në marrjen e masave konkrete për instalimin e infrastrukturës së duhur, e cila do të parandalojë shkarkimet ndotëse në lumin Fan.

IKMT konstatoi se subjekti nuk dispononte leje për përdorimin e burimeve ujore apo për shkarkimin e ujërave; nuk kishte pasur kontrata për menaxhimin e mbetjeve dhe mbetjet e gjeneruara hidheshin në një ambient të hapur e të padiferencuar, në kundërshtim të plotë me ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve“.

Një tjetër institucion që ka konstatuar shkelje të Beralb sh.a është Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila bëri me dije se ka kryer inspektime në terren në datat 8 dhe 9 korrik 2025. Inspektorët kanë konstatuar se firma Beralb shfrytëzon burimin ujor sipërfaqësor të lumit Fan pa lejet përkatëse nga organet kompetente. Gjithashtu është konstatuar se shkarkimet e ujërave, pasi dalin nga impianti i pasurimit, grumbullohen në disa vaska dekantimi, por jo të gjitha rrjedhjet grumbullohen aty, duke u derdhur në dampën pranë aktivitetit, më pas në një ndarje ujore dhe përmes tubacioneve derdhen në lumë.

Në procesverbalin e mbajtur, inspektorët shënojnë se subjekti nuk dispononte impiant trajtimi të ujërave teknologjike të dala nga procesi i pasurimit të bakrit, si dhe mungonte rrethimi perimetrik i disa pjesëve të zonës së ushtrimit të aktivitetit dhe tabelat sinjalizuese e orientuese.

Lidhur me dëmin e shkaktuar nga kjo kompani që grumbullon miliona dollarë nga përpunimi i bakrit të nxjerrë nga minierat e Fushë-Arrëzit, “Piranjat“ komunikuan edhe me kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, i cili sqaroi se bashkia është në kontakt të vazhdueshëm me CEO-n e kompanisë për vijimin e punës lidhur me minimizimin e ndotjes nga procesi i punës, duke pranuar se kjo gjë ka ndikuar negativisht te banorët e zonës që e përdorin ujin e lumit për tokat e tyre. Ai shtoi se ndotja është më e madhe në muajt e verës, ndërsa zvogëlohet kur nis sezoni i reshjeve.

Ndaj, për të kuptuar më shumë rreth dëmit që kjo veprimtari i shkakton banorëve të zonës, premtimeve për investime të kompanisë si dhe nivelit të zbutur të ndotjes në periudha të ndryshme vjetore, siç pretendoi kryetari, “Piranjat“ udhëtuan sërish në Fushë-Arrëz në muajin tetor — duke kuptuar diçka tepër të rëndësishme: fatkeqësisht, edhe në këtë periudhë, pavarësisht prurjeve të shirave, niveli i ndotjes është mëse i dukshëm, për të mos thënë i pakthyeshëm.

Lumi ka humbur krejtësisht ngjyrën natyrale — edhe gurët, edhe toka.

Gjatë bisedave me gazetarin Freard Rista, shumë banorë të Fushë-Arrëzit u shprehën se lumi i ndotur me mbetje nga fabrika nuk u shërben më për tokat e tyre dhe se këto të fundit kanë dalë jashtë përdorimit nga kontaminimi.

“Te sistemi biologjik ndikon shumë. Ekspertizat biologjike që janë bërë lumit, në raste të veçanta, s’kanë pasur as njëqelizorë, jo të ketë një peshk apo të aksesohet për sezon turistik lumi”, shprehet kryetari i Bashkisë, Hil Curri.

Nga ana tjetër, gjeologu Sazan Guri bën me dije se në bazë të një studimi të kryer është zbuluar se pH-i i ujit të lumit është në nivelin 2.5 — tepër i ulët.

“Njeriu e ka pH-in 7.3, edhe gjallesat sa ne e kanë 7.3; mund të pranohet deri në 6. Por e di se çfarë do të thotë pH 2.5? Duken 4.5 njësi, por është logaritmike ajo… shkon 100 mijë. 100 mijë herë më e ndotur se norma. Mirëpo kjo është ndotje në strukturën e ujit; nuk është se ndotet, kalon disa gurë dhe filtrohet.

Janë metalet e rënda që e ndosin, që dalin nga përpunimi i mineralit të bakrit; janë sedimente në ngarkesë që mban uji në trup.

Është katastrofë, jo thjesht një ndotje. Është ujë acid, e kthen tokën në tokë acide. E pasuron tokën me një rrjedhje minerare që kushedi sa mijë vjet do t’i duhen tokës të rigjenerohet. Ke të bësh me ndotje mjedisore, ke të bësh me jetën shëndetësore të banorëve. Ti merr një ndotje direkte nga uji nëntokësor, e merr nga bima, e merr nga qumështi i lopës.

Është një kancer direkt në trupin dhe mendjen e njeriut“./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë