INVESTIGIME

Nga Llogaraja te Thumana–Kashar: Rrugët e arta që shkrijnë në shiun e parë — 1 km, trefish më i shtrenjtë dhe trefish më i dobët se BE

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 21:47

Nga Llogaraja te Thumana–Kashar: Rrugët e arta që shkrijnë

Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensionet më të larta dhe ulja e papunësisë. Vetëm një gjë s’ishte prioritet, rrugët. Investimet në infrastrukturën rrugore gjatë mandatit të parë socialist ishin të ulëta, aq të ulëta sa edhe segmente për të cilët kishte nisur puna ose ishin në përfundim, u braktisën dhe u përfunduan jashtë çdo afati normal. Rruga Tiranë–Elbasan, prej 32 kilometrash dhe me një vepër arti të vështirë siç është tuneli i Krrabës, arriti të përfundojë në mars të vitit 2019, duke marrë në total 9 vite, 6 prej të cilave të qeverisjes socialiste.

Kostoja për rrugën u dyfishua duke arritur në fund në vlerën 400 milionë euro, edhe pse tuneli kishte përfunduar që në fazat e para.

Edhe në Rrugën e Kombit, në vitin 2013 ishin të përfunduara 114 kilometra, ndërsa kishin mbetur ende punime për segmentin e fundit që lidh Kukësin me Morinën, bashkë me ndërtimin e urës metalike. Punimet përfunduan ekzaktësisht 1 vit më parë.
Bypass-i i Fierit, një aks prej 22 kilometrash, përfundoi në vitin 2020. Punimet kishin nisur gjatë qeverisjes së demokratëve, por u zvarritën derisa u zgjidh çështja me prishjen e kontratës me kompaninë kontraktore Serenissima.

E njëjta histori edhe me Bypass-in e Vlorës: punimet rinisën në vitin 2018 dhe akoma nuk kanë përfunduar tërësisht, edhe pse rruga është inauguruar disa herë. Historia është e ngjashme edhe me aksin e Unazës së Madhe, i cili u braktis tërësisht gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama. Të njëjtin fat kishin edhe projektet për rrugë të reja, në një kohë kur një vend i pazhvilluar si Shqipëria kishte nevoja jetike për investime në lidhje infrastrukturore me Europën: në rrugë, hekurudha, porte e aeroporte.

Në vitin 2017, qeveria prezanton projektin “1 billion investments”, i cili parashikonte të ofronte investime në infrastrukturë në vlerën 1 miliard euro nga sektori privat, të cilat më pas do të shlyheshin me këste nga buxheti i shtetit pas kryerjes së 30% të punimeve.

Pra, këtu po flasim për projektet e famshme Public Private Partnership, ose shkurt PPP-të. Vetëm për ndërtimin e 127 kilometrave, buxheti angazhohej të paguante 1.25 miliard euro për 4 segmente: Rrugën e Arbrit, Thumanë–Kashar, Porti i Jahteve–Dukat–Orikum dhe Milot–Balldren. Vlera që do të investonin kompanitë private ishte kjo:
Për Rrugën e Arbrit do të investoheshin 215 milionë euro fonde për rehabilitimin e 25 kilometrave dhe ndërtimin e 46 kilometrave të tjera rrugë të re, duke përfshirë 6 tunele dhe 4 ura.

Në fund, buxheti i shtetit do të paguante 328 milionë euro, ku 40 milionë euro ishte interes bankar.

Vlera e punimeve për aksin Thumanë–Kashar e marrë përsipër në kontratë ishte 224 milionë euro për 21 kilometra. Segmenti do të operohet me pagesë nga kalimtarët, ku kompania mendohet të gjenerojë rreth 25 milionë euro në vit ose 1.3 miliard euro të ardhura në përfundim të koncesionit 35-vjeçar.

Për kontratën Dukat–Orikum, vlera e punimeve të kompanisë është 47 milionë euro, ndërsa në fund buxheti do të paguajë 103 milionë euro për 15 kilometra, pjesa më e madhe e të cilave është për rehabilitim dhe jo rrugë të re.

Sipas këtyre llogarive, qytetarët do të paguajnë:

5 milionë euro për 1 kilometër në Rrugën e Arbrit,

7 milionë euro për 1 kilometër në rrugën Dukat–Orikum, ndërsa për Thumanë–Kashar nuk dihet se sa do të paguajmë në total nga tarifa. Por duke marrë parasysh deklarimin e kompanisë koncesionare se punimet kanë kushtuar 264 milionë euro pa TVSH, rezulton që rruga të ketë kushtuar 12.5 milionë euro për kilometër.

Për ta krahasuar me Thumanë–Kashar, që është një autostradë e kategorisë A, le të marrim si shembull punimet për një autostradë të ngjashme që po ndërtohet në Greqi. Në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet greke nënshkruan kontratën për zgjatjen e autostradës veriperëndimore që lidh Janinën me Kakavijën. Segmenti është 70 kilometra i gjatë dhe do të kushtojë 310 milionë euro. Ka 12 nyje të nivelit të pandërprerë, 25 nënkalime, 3 ura të reja, 5 mbikalime dhe dy superura. Kosto për kilometër është vetëm 4.4 milionë euro. Pra, grekët ndërtojnë me 4 milionë euro, ne me 12 milionë euro.

Diferenca? Ne kemi çmime 3-fish më të shtrenjta për punime 3-fish më të dobëta.

Tani le të shohim se sa na kanë kushtuar rrugët e tjera nacionale vitet e fundit:

Për 6 kilometrat e Tunelit të Llogarasë, kontrata e fituar është 170 milionë euro ose 204 milionë euro me TVSH. Pra, për një kilometër kostoja është 28.3 milionë euro. Punimet për projektin e plotë të Unazës së Madhe prej 28.7 kilometrash kanë kushtuar 450 milionë euro — 15.6 milionë euro për 1 kilometër — ose 3.5 herë më shumë se ndërtimet e autostradave në Greqi.

Rruga Korçë–Ersekë ka kushtuar 86 milionë euro për 35 kilometra, ku vetëm loti i dytë prej 17 kilometrash kap vlerën 50 milionë euro. Rruga nuk është autostradë, por e kategorisë C, dhe 1 kilometër ka kushtuar mesatarisht 3 milionë euro.

Qukës–Qafë Plloçë ka kushtuar 260 milionë euro për 43 kilometra — 6 milionë euro për kilometër, edhe pse nuk është autostradë.

Por ajo që kemi ndryshe nga rrugët e Europës dhe të vendeve fqinje nuk është vetëm çmimi i lartë, por edhe cilësia. Mjafton të bjerë një shi dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në rrugën Qukës–Qafë Plloçë.

Duhet theksuar se cilësia e punimeve është gjëja e fundit që përbën interes për autoritetet publike dhe kompanitë, pasi për ta rëndësi kanë vetëm paratë. Kjo u vërtetua edhe në komunikimet që ka gjetur SPAK mes supervizorit të punimeve të Tunelit të Llogarasë dhe ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ku hidheshin dyshime se në pjesën e betonizimit nuk ishte hedhur mjaftueshëm përforcim me çelik dhe se ishin shkelur standardet e sigurisë në rastet e zjarreve.
Kur i shohim të gjitha këto kostot që fluturojnë në qiell, cilësinë që bie në tokë kuptojmë diçka shumë të thjeshtë: Në Shqipëri rrugët nuk ndërtohen për t’u udhëtuar, por për t’u faturuar.

Sepse ndërsa qytetarët zihen me gropat, bllokimet dhe trafikun, dikush tjetër merrej me faturat, metrat dhe përqindjet./piranjatnews

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë