INVESTIGIME

'Njolla' në biografi e kadetëve në Akademinë e Sigurisë! Xhafaj ministër me vëllain trafikant, 18-vjeçarit me babain tregtar peshku i mohohet shkolla e policisë

E.D Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 21:08

'Njolla' në biografi e kadetëve në Akademinë e

TIRANË- Dy javët e fundit janë shoqëruar me një përplasje të fortë politike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që denoi me një vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Shkak i gjithë kësaj zhurme u bë një audio përgjim në të cilin pretendohej të ishte vëllai i ministrit të brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, i cili ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

Pas këtij skandali, ministri dha dorëheqjen, por fakti që kishte vëllain në burg si trafikant, nuk e kishte penguar aspak që të emërohej në këtë post. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i sapo emëruar në këtë detyrë, është pjesë e një grupi zyrtarësh të policisë të dyshuar për dekonspirimin e një operacioni në qytetin e Elbasanit. Madje për këtë, atij iu sekuestrua edhe celulari nga Prokuroria e Posaçme.

Një rast i tretë flagrant është edhe ai i ndryshimit të ligjit për emërimin e komandantit të Gardës së Republikës. Për të favorizuar drejtuesin aktual Ermal Onuzi, kriteret u ndryshuan dhe mjaftonte vetëm vjetërsia në punë, për të konkuruar për postin e lënë vakant pas dorëheqjes së ish-komandantit Gramos Sako.

Në të gjithë këto raste, drejtuesit më të lartë të rendit në vend janë zgjedhur duke i bërë "bisht" filtrave për lidhjet e tyre familjare apo miqësore me persona të inkriminuar, si dhe i kanë shpëtuar filtrit që verifikon pastërtinë e tyre të figures. Por ndërsa për njerëzit më të rëndësishëm në Policinë e Shtett dhe Ministrinë e Brendshme nuk ka patur asnjë filter përzgjedhjeje, krejt e kundërta nuk ndodh me Flavion, 18-vjeçarin me ëndrrën e madhe për tu bërë polic, por që një "njollë në biografi", ende e padokumentuar duket se ia ka prerë ëndrrën në mes, duke e bërë të sorollatet dyerve të Komisariatit të Policisë në Pogradec dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës.

Të riut i thuhet vetëm se je me "pullë të kuqe" dhe shkak për këtë pullë mesa duket është një denoncim në Policinë e Pogradecit ndaj babait të tij, një tregtari peshku që akuzohet për kontabandë. I gjendur përballë dyerve të mbyllura, i riu kërkon të mësojë më shumë rreth kësaj pengese që duket se ia la ëndrrën për të veshur uniformën blu në mes të rrugës dhe mbi të gjitha pa një sqarim konkret, pasi siç thotë i riu, babai i tij nuk është thirrur kurrë në Polici për të dhënë deklaratë rreth akuzave të pretenduara, që me shumë fanatizëm, policia i ruan si tepër sekrete.

Të gjendur përballë kësaj situate, vendosëm të telefonin Shefin e Komisariatit të Pogradecit, Elton Halilin. Ky i fundit e pranon dhe vetë se babai i Flavio nuk është thirrur asnjëherë në polici, për të dhënë deklaratë në lidhje me akuzat e pretenduara, nuk është shoqëruar asnjëherë dhe se ndaj tij kurrë nuk ka pasur procedim penal. Po ku qëndron problemi atëherë? Pse këtij të riu i ndërpritet ëndrra në mes, pavarësisht se ia ka dalë që të përfundojë testet e Akademisë së Sigurisë me rezultatet të larta duke u rënditur ndër tre të parët në rang vendi? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e di vetëm Policia e Pogradecit. Ndërsa Flavio ka vetëm një rrugë, ti drejtohet gjykatës.

Sipas ish-prokurorit, Eugen Beci, vetëm një vendim gjykatae mund ta "detyrojë", Policinë e Pogradecit dhe Korçës që të japë sqarime rreth akuzave ndaj babait të të riut, të cilat janë ende të padukumentuara dhe faktura. Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Sofrta shprehet se ka një rrugë që Policia e Shtetit të fshijë nga skedarët e kontigjentëve personat për të cilët ka pasur informaione se merren me veprimtri të jashtëligjshme, por që nuk janë të dokumentuara.

Çfarë e bën paradoksale këtë histori, është fakti që jetojmë në një vend ku në krye të ministrisë së Brendshme kishim një person, me vëllain trafikant droge dhe nuk mund të kemi një polic, me një baba që mban familjen, por vetëm me një "krim", të raportuar nga dikush që ndoshta thjeshtë e kishte inat.

piranjat fatmir xhafaj ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë