INVESTIGIME

Nuk u vendos në punë për vite me radhë, si dështoi “me sukses” projekti i QSUNT për brakiterapinë

E.D Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 20:56

Nuk u vendos në punë për vite me radhë, si dështoi

TIRANË- Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologjik. Një veprim që rikthen trajtimin e pacientëve me këtë metodë, pas një mungese të gjatë.

Gazetari Osman Stafa tregon se btakiterapia nuk ka funksionuar që prej vitit 2012 dhe për këtë arsye me qindra gra që kanë vuajtur nga kancerat gjinekologjikë kanë humbur një mundësi trajtimi.

Brakiterapia është një formë terapie me rrezatim, që përdoret për trajtimin e kancerit.  Pajisja në fjalë funksionon përmes burimeve radioaktive, ku më së shumti përdoren iridiumi dhe kobalti. Në Shqipëri është përdorur më herët brakiterapia me iridium, që nuk ka funksionuar për disa vite me radhë për shkak të mungesës së burimit. Në këto kushte QSUNT ndryshoi strategjinë dhe për të rikthyer këtë shërbim u vendos që të sillte një burim të ri radioaktiv në Shqipëri, siç është cobalt 60.

Por në vend që gjërat të përmirësoheshin, këtu nisën disa problematika njëra pas tjetrës.

Fillimisht, Shqipëria importoi një burim cobalt-60, si pjesë e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Pasi burimi I kobaltit mbërriti në vendin tonë, u mendua që do të vendosej në pajsijen e vjetër të brakiterapisë dhe menjëherë do të niste puna për funksionimin e saj. Por nuk ndodhi kështu, sepse pasi burimi mbërriti në vendin tonë, nga QSUNT u zbulua se pajsija e vjetër e brakiterapisë nuk mund ta mbante burimin e kobaltit.

Burimi i kobaltit u vendos në dhomën e brakiterapisë, ku mbahej më përpara edhe aparatura që funksiononte me iridium. Por për shkak të rrezatimit që përçon, kobalti duhet të ruhet në kushte specifike, në një bunker antiatomik me mure betoni, diçka krejt e ndryshme nga një dhomë me mure të zakonshëm, aspak e përshtatshme, në të cilën u konstuatuan rrjedhje të rrezatimit. 

Këtë gjë e konfirmoi për “Piranjat” edhe shefi i radioterapisë në spitalin Onkolgjik, Orges Spahiu. Madje ai u shpreh se derisa një ekspert i huaj provoi se pajisja e brakiterapisë përcillte rrezatim në dhomëm ku mbahej, askush nga QSUNT nuk ishte në dijeni.

“Më pas u mor vendimi nga drejtoria, që së bashku edhe me ekspertët që ky burim të kalojë në një bunker të posaçëm dhe me mbrojtjen e duhur në mënyrë që të bëhet  funksional dhe të shërbente për trajtimin e pacientëve më tej”, tha Spahiu.

Në rastin më të mirë kjo do të ishte një mungesë informacioni nga QSUNT për trajtimin e sëmundjeve të kancerit me radioterapi. Sigurisht e patolerushme. Por në rastin më të keq, do të ishte një papërgjegjshmëri totale, që nëse nuk do të ishte një ekspert I huaj për të kontrolluar, pasojat në spitalin onkologjik për shkak të rrezatimit mund të ishin shumë të rënda. 

Por skandali me brakiterapinë nuk përfundon këtu. Deri më sot nuk ka asnjë të dhënë të saktë se si kanë ardhur në Shqipëri burimi I kobaltit dhe pajsija e tij, a janë blerë me procedurë prokurimi nga vendi ynë apo janë donacion nga IAEA. Kur bëhet fjalë për këtë argument, QSUNT hesht, duke treguar mungesë transparence dhe duke ngritur dyshime të forta.

“Piranjat” kanë dërguar disa herë shkresa drejt këtij institucioni, ku kanë pyetur se cila është procedura e kontraktimit të aparaturës, nëse pajisja ka qenë donacion apo nëse jo, sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit. Dhe përgjigja e vetme që kanë marrë është se kjo pajisje ka ardhur si pasojë e projekteve të përbashkëta që QSUNT ka me IAEA. 

 

qsunt

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë