INVESTIGIME

“Orgji me vajza me pagesë në spital dhe kokainë e heroinë”, dëshmitë tronditëse për imazheristin e dhunshëm të sanatoriumit. Mbështetet nga kryebashkiaku

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 09:57
“Orgji me vajza me pagesë në spital dhe kokainë e

Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të përfshirë dy punonjës të sistemit shëndetësor.  Mikel Osmani është 37-vjeçari i plagosur paraditen e së martës në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ky i fundit është goditur me mjet prerës thikë, nga laboranti Dashamir Çajka, një emër i njohur për policinë e shtetit, me precedentë të mëparshëm.

Sipas asaj çfarë është publikuar në media, në vitin 2017, në moshën 23-vjeçare, Çajka ka tentuar t’i japë fund jetës së tij me armë, duke qëlluar veten në kraharor. Ndërkohë që në vitin 2023, ai është akuzuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes si personi që ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar, Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi. 

Këto fakte i përkasin të shkuarës jo shumë të largët të këtij 32-vjeçari, që me sa duket ka patur një vazhdimësi shpërthimesh agresive, që kulmuan me rastin e fundit. 

“Piranja” Luela Gaxhja sjell dëshmitë e dy personave, pjesë e stafit mjeksorë në Sanatorium. Këta të fundit denoncojnë dhunën dhe papërgjegjshmërinë e kolegut të tyre, duke akuzuar dhe në formë të drejtëpërdrejtë drejtuesen e këtij spitali, si person që ka dijeni për sjelljen e dhunshme të Cajkës.

“A nuk e di drejtoresha që ai konsumon kokainë, heroinë dhe bën orgji me vajza me pagesë në spital dhe i fuste nëpër dhoma? Se vetë kolegët e tij e kanë kapur. E dimë të gjithë dhe se di drejtoresha? Ky vjedh ilaçet, morfinat se i pi vetë. Kur s’ka lekë i merr dhe ia bën vetes. Ai është i pakomandueshëm, nuk e orienton dot veten e vet. ”- shprehet njëri nga dëshmitarët.

Sakaq, ky i fundit shprehet se Çajka ka mbështetje politike nga individë të Partisë Socialiste, si kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Në lidhje me marrëdhenien e Çajkës me Osmanin, personin e plagosur paraditen e së martës, dëshmitari tregon se ka qenë për arsye banale.

“Ky djali shoqëron pacientët me karrocë tek mjekët nëpër dhoma. Siç duket kishin ndonjë fjalë…(lekë)...”- shprehet dëshmitari

Dëshmitari flet dhe për konfliktin e dhunshëm me një nga mjekët aty. 

“Moj ka CV të pasur ky, kë s’ka goditur. Një shoferi para nja 7 vitesh i ka nxjerr armën. E di i gjithë spitali. Mjeku E*** është një nga personat më të qetë aty dhe ky u zu me të për një parking, i nxorri armën dhe e terrorizoi”

Por ajo çfarë na bën të dyshojmë është se mjeku në fjalë thotë se drejtoresha, Bala, është në dijeni të situatës dhe nuk ka marrë asnjë masë.

“Shkova tek drejtoresha që nesër, pasnesër të mos thoshte nuk di gjë. Ajo s’mori asnjë masë.”- shprehet mjeku i dhunuar.

Ndaj për këtë situatë u interesuam pranë drejtorisë. Në një interviste për “Piranjat” Silvana Bala shprehet se nuk ka pasur dijeni për sjelljen e dhunshmë të Dashamir Çajkës dhe nuk ka marrë asnjë ankesë në zyrë nga mjeku i kërcënuar nga ky i fundit, pavarësisht se thuajse i gjithë personeli i spitalit është në dijeni.

A mund të ishte parandaluar kjo dhunë mes bluzave të bardha, që për pak desh u kthye në tragjedi? 

Këtë nuk mund ta themi ne, por ajo që dihet me siguri është se mjekët dhe infermierët e spitalit Shefqet Ndroqi, e kanë fare të qartë panoramën e asaj që ka ndodhur madje njohin mirë edhe përgjegjësit./ piranjat.al 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë