INVESTIGIME

Nga vrasja makabre në Britani te eliminimet në pritë dhe pa gjurmë/ Si nisën përplasjet midis dy fiseve në Burrel me 6 të vrarë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 18:23

Nga vrasja makabre në Britani te eliminimet në pritë dhe pa

SPAK arriti të zbardhet vrasjen e Klevis Lleshit, duke lëshuar disa urdhër-arreste midis të cilëve edhe një nga pjesëtarët e familjes Hoxha, i cili kishte porositur vrasjen e tij për një shumë prej 50 mijë eurosh. Përplasjet midis dy familjeve kanë nisur në Britani të Madhe më shumë se një dekadë më parë.

Në shkurt të vitit 2013, Arben Lleshi, 27 vjeç në atë kohë, u dënua me të paktën 32 vite burg për vrasjen e një trafikanti droge shqiptar, i cili u gjet i vdekur në një makinë të djegur pranë Southamptonit. Një juri në Gjykatën e Kurorës në Winchester e shpalli Arben Lleshin, fajtor për vrasjen e Agim Hoxhës.

Trupi i Hoxhës, 29 vjeç, u gjet në Mercedesin e tij në Chilworth Drove, Chilworth, më 10 prill të vitit 2012. I bashkakuzuari Afrim Lleshi, 37 vjeç, u lirua nga akuza për vrasje, por u burgos për prishje të provave të krimit. Shkaku i saktë i vdekjes së zotit Hoxha është i panjohur, por policia besonte në atë kohë se ai u vra në një apartament në Southampton. Testet pas vdekjes zbuluan se ai kishte vdekur para se makina të digjej, pasi nuk u gjet tym në mushkëritë e tij.

DËNIM ME BURGIM TË PËRJETSHËM NË BRITANI

Arben Lleshi, nga Onslow Road, Southampton, u dënua me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 32 vjetësh. Bashkëatdhetari i tij shqiptar Afrim Lleshi, i cili nuk është i lidhur me vrasësin, u dënua me tre vjet e tre muaj burg pasi kishte asgjësuar trupin. Detektivi Scott Clarke, oficer i lartë hetues, tha pas seancës dëgjimore në atë kohë: "Në fillim të hetimit u përballëm me një viktimë të paidentifikuar, pa skenë vrasjeje apo armë dhe pa të dyshuar të menjëhershëm."

Nga vrasja makabre në Britani te eliminimet në pritë dhe pa

"Ne shpejt depërtuam në komunitetin shqiptar, duke grumbulluar informacion dhe gjurmë provash që i çuan oficerët tanë në Shqipëri dhe më pas në Itali, ku u arrestua Arben Lleshi." Gjykata dëgjoi se Hoxha, i cili jetonte në Cranbury Place, por me origjinë nga Shqipëria, kishte fituar shumë para nga shitja e drogës. Oficerët e policisë gjetën 42,000 paund të fshehura në njërën nga dy makinat e tij pas vdekjes. Prokuroria tha se nuk mund të ishte e sigurt pse u vra Hoxha, por tha se ishte e arsyeshme të nxirrej përfundimi se kjo kishte të bënte me trafikun e drogës.

VALA E HAKMARRJES

Pas dënimit të Arben Lleshit në Britani, në një deklaratë, familja e zotit Hoxha tha: “Ajo që familja jonë donte është drejtësi për vrasjen e Agimit dhe sot kjo drejtësi është vënë në vend.” "Shpirti i Agimit u prehtë në paqe." Megjithatë, mijëra kilometra larg, Familja Hoxha nuk u mjaftua me drejtësinë e vendosur në Britani dhe nisi një sagë hakmarrjesh për të eliminuar djemtë e fisit Lleshi po nga Burreli. Ndërkohë që zhvillonin bizneset e tyre, Aurel Hoxha kishte bërë edhe një betim pas varrimit të vëllait: “Do t’i vras të gjithë djemtë e familjes Lleshi”.

Vetëm një vit më vonë, në vitin 2013, u vra Xhavit Lleshi. Vdekja e tij, vetëm sa hapi sagën e një hakmarrjeje që do të vazhdonte edhe për vite më vonë dhe drejtësia në Shqipëri për shumë kohë nuk gjeti prova edhe pse gratë e familjes Lleshi akuzat i drejtonin vetëm te hasmi i tyre. Xhavit Lleshi, xhaxhai i Agim Lleshi u vra në pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Tre vite më vonë, u vra para derës së shtëpisë Hajredin Lleshi. Ndërkohë, po nga i njëjti trung familjar në vitin 2017 është rrëmbyer në Kamëz dhe zhdukur Artan Lleshi.

Në vitin 2020, 21 vjeçari Klevis Lleshi u rrëmbye në qytetin e Burrelit. Eshtrat e tij u gjetën pas afro tre vitesh në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit krejt rastësisht. Nëna e tij, akuzoi sërish fisin Hoxha, por autoritetet nuk gjenin ende prova. Vrasjet të konsideruara të tipit mafioze, nuk u zbuluan për shumë vite. Dhe ndërkohë që djemtë në liri të fisit Lleshi vriteshin një e nga një, i sigurt nuk ishte as një tjetër në qeli.

Më 15 dhjetor të vitit 2023, në burg vritet Arben Lleshi, i dënuar me burg përjetë. Vrasësi i dy turistëve çekë në vitin 2015-të, Sokol Mjacaj vrau me pistoletë Lleshin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Se si arma përfundoi atje nuk u mësua asnjëherë, të paktën deri më tani

Për çdo vrasje janë marrë në pyetje anëtarët e familjes Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit, dhe gjithnjë mohuan përfshirjen në krime. Pas çdo ngjarje, provat zhdukeshin. Automjetet digjeshin ose hidheshin në liqenin e Shkopetit. /Piranjat/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë