INVESTIGIME

Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 22:08
Pajisje DPI në kompanitë One dhe Vodafone/ Për të bllokuar
foto ilustruese

TIRANË- 18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli“ në kryeqytet, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Pas këtij krimi shokues, nuk mund të mungonin edhe reagimet e politikës, përfshirë edhe kryeministrin Rama. Si shpeshherë, ishte ai që mori rolin e organeve të hetimit dhe drejtësisë, duke gjetur fajtorin dhe duke i dhënë dënimin e merituar.

“TikTok-u është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmijët tanë të shoqërohen me të. Ne do e mbyllim plotësisht”, tha Rama.

Ky vendim tërësisht personal i kryeministrit Rama për mbylljen e aplikacionit, pasoi me VKM-në e datës 6 mars 2025, ku u vendos ndërprerja e aksesit në platformën TikTok për një periudhë 12-mujore, afat i lënë si kohë që aplikacioni të marrë masa e të vendosë filtra kontrolli. Për popullin, urdhëri ishte i thjeshtë: Njerëzit nuk do të mund të përdorin aplikacionin TikTok në Shqipëri, por se si do të ndodhte kjo gjë, askush nuk kishte informacion. I pari që hodhi dritë mbi procedurën që do të ndiqej, ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, i cili sqaroi se i gjithë procesi për bllokimin e TikTok mbështetej në instalimin e pajisjeve Deep Packet Inspection në shpërndarësit e internetit në Shqipëri, duke ngritur alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet.

Por çfarë është DPI dhe përse është problematike?

Ekspertët sqarojnë se DPI është një teknologji që i lejon autoritetet ose kompanitë të “shohin brenda” paketave të të dhënave që qarkullojnë në rrjet, përtej titujve të faqeve, duke zbuluar përmbajtje komunikimi, preference dhe sjellje online të përdoruesve. Në një komunikim me gazetarin e “Piranjave” Freard Rista, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (institucioni i ngarkuar me përgjegjësi për mbylljen e TikTok), Igli Tafa, tha se këto pajisje janë instaluar në kompanitë telefonike One dhe Vodafone, duke u shprehur i sigurtë se nuk duhet të shqetësohemi për keqpërdorim të dhënash personale, dhe se këto pajisje do të përdoren për 12 muaj, pasi TikTok të vendosë filtra kontrolli. Emisioni “Piranjat” pati komunikim edhe me kryetarin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, i cili hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se pajisjet i ka vendosur AKSK dhe në rast keqpërdorimi të dhënash, është shteti ai që mban përgjegjësi. Z.Sala kyçi gojën kur u pyet se kush i ka financuar këto pajisje, që kushtojnë mijëra euro. Mirëpo këto përgjigje e dha AKSK, e cila sqaroi se pajisjet DPI janë ofruar në huapërdorim pa kosto për një periudhë 12-mujore nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike të Izraelit. Në përgjigjen e AKSK-së vërehen paqartësi të mëdha në aspektin teknik. AKSK sqaron se DPI analizon vetëm kokën e paketës së protokollit IP, por duhet të bëjmë me dije se pajisja Allot service gateway 9700 është një pajisje layer 7 dhe ka mundësinë teknike të analizojë trafikun në nivel aplikacioni, duke tejkaluar analizën vetëm të kokës IP. Diçka e tillë përshkruhet qartë në dokumentacionin teknik të prodhuesit Allot.

“Kemi mungesë informacioni se si po përpunohen të dhënat e këtyre. Është detyrë e organeve kopetente të informojnë publikun për rregullat, vendimet, duke minimizuar riskun që kanë folur specialistët. Si do operohet me këto pajisje? Kush i monitoron përdorimin e tyre? Kush janë monitoruesit e monitoruesve? Një shkelje virtuale është pjesa e përpunimit të të dhënave personale që është e mbrojtur me ligj në RSH”, shprehet avokati Neritan Kariqi.

Sipas juristëve dhe ekspertëve të teknologjisë, implementimi i teknologjisë DPI nga Ofruesit e Shërbimeve të Internetit në Shqipëri ngre shqetësime serioze dhe për më tepër, bie ndesh me disa nene themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, siç janë; E drejta për jetën private, Mbrojtja e të dhënave personale, apo Liria e mendimit dhe e shprehjes. Shqetësim që ndahet edhe nga Rigers Boduri, dr i Drejtorisë dhe Sigurisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale pranë zyrës së Komisionerit.

“Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bëhet duke plotësuar kriteret ligjore. Zyra e Komisionerit është duke e monitoruar gjithë këtë proces, por ne nuk kemi detyrë që të urdhërojmë apo bllokojmë paisjet. Nëse do të ketë konstatime që kjo teknologji do të sjellë përpunime të paligjshme, patjetër janë të gjithë mekanizmat ligjorë për të marrë masat e duhura”, siguroi ai.

Për ekspertin italian Paolo Del Keko, bashkëpunëtor në vite në emisionin Le Lene, Kjo është një histori e gotës gjysëm plot dhe gjysëm bosh.

“Janë pajisje që nuk shikojnë përmbajtjen e komunikimeve. Pra, pak a shumë si në një letër, të shikosh dërguesin ose marrësin dhe ndoshta të hedhësh një sy edhe në pjesën fillestare të letrës ku shkruhet, “I dashur Francesco”, arrin deri aty, pastaj nuk arrihet të shihet çfarë ka më poshtë. Por nëse unë vizitoj një faqe të një partie politike të caktuar, realisht me Packet Inspection, ky informacion mund të merret. Çdo mëngjes zgjohesh dhe viziton faqen e një partie politike dhe lajme nga faqe të partive të ngjashme, pra faqe interneti. Ato informacione mund të merren realisht përmes DPI“, tha ai.

Ky lloj kontrolli i qasjeve politike, në një vend si Shqipëria, ku për shumë familje gjithçka është e lidhur me një vend pune në shtet, mund të jetë intimidues dhe pse jo, edhe përcaktues në momente kyçe siç janë zgjedhjet në vend. Prandaj a kemi të drejtë të dyshojmë që mbylja e TikTok ishte preteksti, dhe instalimi i DPI-ve ishte qëllimi?

“Është përmendur që kriptimi apo teknologjia e përdorur për të siguruar komunikimin me certifikata është diçka e vështirë për t’u thyer dhe kjo është e vërtetë. Por ne po flasim për një element tjetër shtesë. Sigurimin e këtyre certifikatave në mënyrë alternative. Në rast se në një institucion x gjenerohen disa certifikata, përshembull APP, ku njerëzit shkojnë aplikojnë për tendera. Nëse certifikatat e APP do vendosen në DPI, i gjithë informacioni që ata do ngarkojnë në APP për tenderin x apo y, është totalisht i dekriptueshëm nëse në DPI instalohen certifikatat e entit që kripton fillimisht informacionin”, sqaron eksperti i IT, Remion Baçova.

Gazetari: Pra përmbajtjet e komunikimeve tona mund të shihen?!

Remion Baçova: Përmbajtjet mund të shihen nëse unë posedoj certifikatën e institucionit që nisi komunikimin. Absolutisht nuk është e pamundur. Teknologjikisht nuk është e pamundur. Të dekriptosh certifikatën kërkon goxha kapacitet përpunues, por ta marrësh me një flash drive (USB) dhe ta çosh te DPI-ja, kjo është mëse e mundur.

pajisje dpi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë