INVESTIGIME

Përndiqte fiksimin e jetës së saj, 26-vjeçarja nga Dibra kërcënon Piranjat

n.f Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 22:03
Përndiqte fiksimin e jetës së saj, 26-vjeçarja nga Dibra
Foto

TIRANË- Në Tetor të vitit të shkuar Piranjat sollën rastin e një nja vajze të re, e cila në mënyrë sistematike përndiqte një djalë. Ishte Arditi, 29 vjeçari nga Tirana, i cili na u drejtua për ndihmë, pasi përndiqej, denigrohej dhe terrorizohej familjarisht nga kjo vajzë e re. Historia ka nisur para katër vitesh në aplikacionin e Snapchat-it. Arditi, atëherë 25 vjeçar, njëlloj si shumë bashkëmoshatarë të tij, i kalonte orët e natës duke komunikuar në rrjetet sociale me vajza të së njëjtës moshë.

Në një nga këto biseda, ai njihet me Denisën, e cila nga fotot e publikuara, e tërheq menjëherë. Pavarësisht bisedave që dy të rinjtë bënin çdo natë, vajza nuk pranonte të shfaqej asnjëherë të vetme. Duke e mirëkuptuar në hezitimin e saj, Arditi vendos që ta takoje, dhe ajo tregohet menjëherë e gatshme. Në takimin e parë shfaqet një tjetër person që nuk ishte I njëjti me atë që kishin shkëmbyer në rrjetet sociale. 

I zhgenjyer nga gënjeshtra e vajzës, i riu vendos të largohet duke ndërprerë menjëherë kontaktet me të. Sepse pak rëndësi kishte fakti nëse ishte më e bukur apo më pak e bukur se sa ajo që shfaqej në fotot e publikuara. Vajza që takoi nuk ishte ajo që kishte pretenduar. Pra, e kishte gënjyer që nga dita e parë e njohjes. Por fatkeqësisht, ky moment do të ishte edhe pikënisja e një trazimi shpirtëror për Arditin. Ai do të duhej të përballej me fiksimin e vajzës e cila nuk ndalej aspak pavarësisht indiferencës së të riut.

Mesazhet ditë për ditë nga 50 telefonata, 60 telefonata. Mesazhet po ashtu si në ËhatsApp me numra ndryshëm. Mesazhet dhe telefonata në Instagram. Por Denisa nuk do të ndalej me kaq. Më pas radha do t’i vinte familjarëve të Arditit, të cilët u vunë të gjithë në shënjestër. Një bullizëm pa limite, duke mos kursyer asnjë person, përfshi edhe fëmijët.

Ishte futur nëpër rrjetet sociale të vetë Arditit dhe të familjarëve të tij, kishte marrë foto nga më të ndryshmet dhe nga ai moment kishte vazhduar  me postimet me nëpër rrjetet sociale, me fjalë vulgare nga mbrapaNë këto kushte, motër e vëlla, të terrorizuar nga këmbëngulja e frikshme e kësaj vajze, i drejtohen dyerve të policisë së shtetit, por duket se askush nuk e merr seriozisht situatën që ata të dy po kalojnë. Kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese, duket se e nxiti edhe më shumë Denisën, duke i krijuar idenë se është e paprekshme. Por qershinë mbi tortë e vuri kjo shkresë e prokurorii Florian Borici të cilit mesa duket nuk i kanë mjaftuar faktet e paraqitura nga Arditi dhe motra e tij, prandaj ka vendosur mosfillimin e proçedimit.  Ndërkohë vajza vijon me kërcënimet, ndërsa policia dhe prokuroria nuk veprojnë.

Në këto kushte udhëtojmë drejt Peshkopisë me shpresën se do ta bëjmë të arsyetojë dhe ta bindim se po vepron gabim duke kërcënuar një familje që nuk ka asnjë lidhje apo interes me të. Dhe për këtë, na duhet ndihma e Arditit i cili i kërkon takim në periferi të qytetit. Vajza qëndron e heshtur, dhe më shumë se pamjen e një personi të penduar për çfarë ka bërë, na jep idenë e dikujt që i zënë mat, po mundohet të shmanget duke mos dhënë përgjigje. Por sidoqoftë ajo që na intereson janë fotot dhe profilet denigruese që ka në celularin e saj.

Denisa vendos ta mbyllë takimin me Piranjat me shprehjen” Ju kam lënë Zotin”, por nëse do të kishte lënë Zotin, problemi është se e mori vetë përsipër hakmarrjen, duke iu rikthyer sërish formave të saj vulgare me mesazhe dhe tekste denigruese. Madje duke e shtuar dozën e agresivitetit. Por ky është vetëm fillimi... Çmenduria nuk ndalon aspak. Madje viktima të sharjeve dhe kërcënimeve bëhen fëmijët, njëlloj siç kishte ndodhur edhe më përpara me motrën e Arditit. Duke e kërcënuar se do të zhdukë kufomën, dhe duke kërcënuar gazetarët me jëtën e familjarëve.

Cfarë duhet të bëjë më shumë një individ që autoritetet të zgjohen dhe të ndëehyjnë sa nuk është vonë? Apo mos duhet që edhe njëherë punën e tyre ta bëjë media? Për t’i nxitur të bëjnë punën e tyre, Piranjat udhëtuan drejt Peshkopisë, ku bënë kallëzim në komisariatin e policisë. Në të njëjtën ditë, agjentët e atjeshëm e telefonuan 26 vjeçaren e cila nuk vonio të paraqitej. Vajza qëndroi për pak brenda ambienteve, nga ku doli fare e qetë dhe madje e buzëqeshur. Duket se edhe këtë herë policia nuk e ka marrë seriozisht këtë situatë, të një individi jashtë çdo kontrolli, por ne nuk mund ta lëmë me kaq...Prandaj “Piranjat” kërkojnë që ta bindin të heqë dorë nga këto metoda të dhunshme komunikimi, që shkojnë deri në kërcënime me jetë.

Por duke e Denisa as këtë herë nuk është bindur që kjo gjë që ka zgjedhur të bëjë ëstë e dënueshme.  Duket qartë që dalja nga zyrat e policisë nuk e ka stepur aspak Denisën, e cila shfaqet përballë nesh edhe më agresive se më përpara. Duke kërcënuar dhe fyer këto që sipas mendjes së saj është shkak i publikimit të historisë absurde me Arditin.

Madje mundohet që gjatë gjithë kohës të hiqet si viktima e vetme. Të vrasësh një person është shumë e lehtë, të denigrosh fëmijët po ashtu.A ka nevojë për më shumë fakte prokuroria për të nisur një proçes ndaj vajzës?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë