INVESTIGIME

Piranjat shkojnë për ta pyetur/ Doriseni “i tmerrshëm” i Vlorës i pret me dhunë, thyen kamerë e mikrofon, vjedh kartën e memories dhe zhduket!

n.f Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 21:30
Piranjat shkojnë për ta pyetur/ Doriseni “i
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Grupi i xhirimit i emisionit “Piranjat” është përballur me dhunë, ofendime e kërcënime nga shtetasi Dorisen Çepaj, konkretisht pronari i mobilierisë “Serena Furniture” në fshatin Hoshtimë në Panaja të Vlorës. Gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit ishin aty për të pyetur pronarin e biznesit lidhur me një pretendim të qytetares Sabihe Likaj.

Kjo e fundit kishte vënë re se zotëria gjatë punimeve në biznesin e tij, kishte hedhur mbeturina në tokën e saj. Zonja Sabije pretendon që pronari i mobilerisë në fillim ka kërkuar ndjesë për dëmet e shkaktuara, por duket se shumë shpejt gjërat ndryshuan, ashtu siç ndryshoi edhe sjellja e tij ndaj 52-vjeçares.

“Shikoj që po hidhte dhera pa më pyetur mua. E kam takuar përsëri dhe më thotë “unë tokën e kam blerë, ty nuk të njoh fare.” Po mbushte tokën ku unë jam bashkëpronare. Makinat e rënda vazhdonin të punonin. I thashë do shkoj në polici, “të shkosh ku të duash, Policia nuk ka çfarë më bën”, tregon ajo për Piranjat.

Problemi në thelb qendron tek ndarja e tokës për të cilën zonja Sabihe ka konfliktin. Doriseni ka blerë pjesët e tokës që i takojnë disa familjarëve të znj.Likaj, por kur toka nuk është ndarë, jemi në kushtet që ajo ngastër ku Doriseni punon dhe hedh mbeturina, mund të jetë e Sabihes. Grupi i xhirimit i kërkoi Dorisenit të flisnin për të mësuar më shumë për konfliktin dhe se si mund të zgjidhej, por ai i priti me këmbët e para. Doriseni theu kamerën e operatorit, mikrofonin e gazetarit, i përplasi disa herë në tokë duke i shndërruar jashtë funksionit.

Si të mos mjaftohej me kaq, në mënyrë të mirëmenduar ai vodhi kartën e memories së kamerës për të zhdukur të gjitha provat. Mirëpo “Piranjat” ishin të pajisur me kamera të fshehta për të dokumentuar gjithçka ndodhi. Pass konfliktit u njoftua Policia dhe shkuam në komisariatin e Policisë Vlorë për të bërë kallëzim. Para oficeres së Policisë Gjyqësore, u tregua me detaje për dhunën e ushtruar, ofendimet, dëmtimin e mjeteve të punës dhe vjedhjen e kartës së memories nga shtetasi Dorisen Çepaj. Ndërkohë në Polici pas nesh, u paraqit edhe Doriseni.

Në kallëzimin e tij ai pretendoi përpara OPGJ-së, se atë ditë Piranjat kërkonin të futeshin në ambientet e firmës me forcë dhe prandaj kishte shkuar ai vetë dhe i kishte nxjerrë. Por pamjet e hyrjes janë mëse normale në ambientet e firmës së zotërisë dhe ajo që bëjnë grupi i xhirimit është thjesht qendrimi në hollin e godinës, derisa vetë Doriseni u paraqit. Në deklaratën e tij ai ka mohuar faktin se ka thyer mjetet e punës apo të ketë ushtruar dhunë. Dhe këtë deklaratë e ka bërë i bindur se nuk do mund të faktohej e kundërta, për dy arsye.

Duke thyer kamerën dhe duke vjedhur kartën e memories, ka menduar se nuk do kishte materiale për të dokumentuar ngjarjen. Në raport shërbimin e përpiluar për llogari të Prokurorisë, citohet se është bërë këqyrja e momentit të hyrjes së Piranjave në godinë dhe të ashtuquajturës përleshje që kanë patur me Dorisenin, sigurisht nga kamerat e instaluara në hyrje të objektit.

Por si ka mundësi që Policia vuri re atë çka e quan përleshje dhe nuk vuri re faktin se Doriseni u largua me kamerën e operatorit në dorë? Si ka mundësi që policia nuk vuri re thyerjen e mjeteve të punës, kur të dyja këto episode ndodhën në të njejtin ambient?

Ndoshta përballë kemi “kunatin e shokut Xhemal“, për sa kohë deklaratat e grupit të xhirimit, apo pamjet filmike, nuk i mjaftuan prokurorit Olsi Vasiu për të nisur procedimin penal, me pretendimin se veprimet dhe mosveprimet e shtetasit Dorisen Çepaj nuk formojnë elementët e veprës penale të “kanosje”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “shkatërrimit të pronës”.

Lidhur me veprën penale “kanosje“, përpara oficeres së Policisë Gjyqësore gazetari Freard Rista ka deklaruar se shtetasi Dorisen Çepaj e ka kërcënuar me vdekje duke bërë me shenjë rreth kokës së tij, simbolin e varjes me litar, por diçka e tillë do të vërtetohej nëse do të gjendej serveri i zhdukur me qëllim i kamerave të godinës së Dorisenit.

Sa i takon shkatërrimit të pronës, prokurori Olsi Vasiu kërkon të provohet ekzistenca e pasojave materiale. Pamjet e thyerjes së mjeteve të punës janë administruar në policinë gjyqësore, por mesa duket nuk i kanë mjaftuar prokurorit Vasiu. Ky i fundit i referohet vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr 5 datë 11 nëntor 2003, sipas të cilit dëmtimi duhet të arrijë vlerën 1 milionë lekë të reja që të quhet dëmtim “jo i lehtë”. Dhe duke qenë se kamera dhe mikrofoni nuk e kapkan këtë vlerë, nuk quhet “shkatërrim prone“.

Megjithatë, pas vendimit për “mosfillimin e procedimit penal”, brenda afatit të caktuar me ligj ne bëmë një ankimim ku parashtruam fakte kundër, lidhur me konkluzionet e prokuror Olsi Vasiut, i cili ka konstatuar se nuk ka elementë të “shkatërrimit të pronës“.

Së pari, Prokuroria nuk ka kryer hetime të plota rreth vlerës së saktë ekonomike të dëmit të shkaktuar siç është thyerja e kamerës dhe mikrofonit. Së dyti, Prokuroria ka bërë një vlerësim të gabuar të kategorisë qoftë kjo “pasojë jo e lehtë“ apo “pasojë e rëndë“, pasi është mbështetur vetëm tek kriteri ekonomik i këtij vlerësimi. Është e vërtetë se Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë përcaktuar si kriter vlerën 1 milionë lekë të reja, por ato theksojnë qartë se për cilësimin e një dëmi si “pasojë e rëndë“, përveç kriterit ekonomik vlejnë edhe kritere të karakterit jo ekonomik, të cilat shpesh mund të marrin rëndësi më të madhe se sa kriteri ekonomik.

Për shembull vjedhja e një pjese të linjës teknologjike të një fabrike apo të një aparature mjekësore, pavarësisht nga vlera e tyre e shprehur në të holla, shkakton ndërprerje të procesit teknologjik, lë pa punë një numër të konsiderueshëm punonjësish, lë pacientët pa mjekimin e domosdoshëm jetik.

Bazuar në dokumentet e depozituara, dëmi i shkaktuar nga Doriseni duhej cilësuar si dëm “jo i lehtë“, pavarësisiht se dëmi ekonomik mund të rezultojë relativisht i vogël. Kjo pasi në rastin konkret, përmes dëmtimit të kamerës dhe vjedhjes së kartës, në thelb është dëmtuar interesi publik për informim, dhe e gjitha e shkaktuar me dashje të plotë nga Doriseni. Lind pyetja, ku e gjen vallë gjithë këtë forcë Doriseni i tmerrshëm i Vlorës?

dorisen Çepaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë