INVESTIGIME

Shkolla pa mësues matematike, pa ujë dhe pa kushte në Tropojë, por me Kryetare dhe gangsterë: “O më vret, o të vras”

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 11:19
Shkolla pa mësues matematike, pa ujë dhe pa kushte në

Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shkollë “Lekë Qokaj”, prej ditësh kanë bojkotuar mësimin, pasi nuk ka kushte higjenike. Shkolla është thuajse e rrënuar dhe mbi të gjitha nuk ka mësues matematike dhe gjuhë-letërsie. 

Sipas prindërve, të cilët kërkojnë kushte dinjitoze për fëmijët e tyre dhe një arsim cilësor, në këtë shkollë nuk është vënë dorë asnjëherë nga institucionet, ndërsa situata bëhet më e rëndë në momentin që dëgjon se mungesa e mësuesit të matematikës ka qenë dhe vitin e shkuar.  Po të futesh në ambientet e shkollës, e kupton se nuk kemi të bëjmë me një institucion arsimor, por me një kazermë ushtarake të braktisur, me dyer e dritare të rrënuara, tualete pa ujë dhe me mungesë të theksuar higjene. 

Për t’i dhënë zgjidhje, fillimisht u takuam me drejtoreshën e shkollës, e cila ishte e vetëdijshme për situatën në shkollën e saj, por njëkohësisht dhe e pafuqishme për të zgjidhur gjë.  Ajo pranon mungesën e mësuesve të matematikës dhe gjuhës, ndërsa shprehet se ka vënë në dijeni Drejtorinë Arsimore Tropojë, por ende nuk kishte një zgjidhje. 

Ndërsa prindërit bashkë me fëmijët, ishin mbledhur në oborrin e shkollës, në pritje të një përgjigjeje përfundimtare për të zgjidhur situatën, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tropojë, Shotë Basha, vjen në ambientet e shkollës dhe me një pamje të befasuar na kërkon që të dalim jashtë.  Ajo përballet me prindërit e revoltuar, por dhe të pasigurtë për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa shprehet se deri ditën e hënë mësuesit do të jenë në shkollë, ndërsa për kushtet ku gjendet shkolla, ajo ia pason topin, qeverisjes vendore, pra Bashkisë së Tropojës. 

Prandaj dhe ne nisemi menjëherë për të takuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila nuk pranon të japë asnjë përgjigje për kushtet ku gjendet shkolla dhe bojkotin e fëmijëve, por bën vetëm një gjë, sulmon dhe akuzon, “Piranjat” për montime dhe keqinterpretime të intervistës së saj të parë për ne, rreth një vit më parë, kur udhëtuam në Tropojë për urën familjare që ajo kishte vendosur t’i ndërtonte motrës së saj, me paratë e qytetarëve të Tropojës. 

Megjithatë, kjo është histori tjetër dhe betejën zonja Islamaj e ka me drejtësinë, ne këtë herë ishim në Tropojë për të gjetur një zgjidhje për fëmijët e shkollës “Lekë Qokaj’’ në Cërnicë.  Vlen të theksohet se zonja Islamaj ashtu si dhe herën e shkuar, i hipi makinës dhe u largua me shpejtësi pa dhënë asnjë zgjidhje për rreth 100 fëmijët që nuk kërkonin asgjë më shumë se nga sa ju takon, një shkollë me mësues të profilit dhe kushte më të mira. 

E ndërsa zonja Zyra u largua dhe nuk u përgjigj, një person që qëndronte jashtë bashkisë, duket se u indinjua shumë nga përballja jonë me kryetaren e komanduar, për këtë arsye u afrua tek ne dhe madje nuk i kurseu as kërcënimet. 

“Me qenë motra ime, o më vret o të vras’’, shprehet ai, ndërkohë që ne, në Tropojë ishim për një problem qe nesër mund të prekë fëmijën e tij dhe institucione të tjera arsimore, që nga mungesa e ndërhyrjeve po shkojnë drejt degradimit total. 

Të paktën, pavarësisht situatave që ndodhën, rëndësi ka që më në fund DVA Tropojë, u zgjua nga gjumi dhe dërgoi dy mësuesit në shkollë, ndërsa bashkia dërgoi një pastruese dhe ka nisur disa rregullime të vogla, fundja ky ishte qëllimi i vizitës tonë, vetëm zgjidhja e problemit./Piranjat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë