Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

Banorët e Kurjanit, Bashkia Roskovec, të lodhur nga dëmtimet dhe vështirësitë e rrugës kryesore të pa shtruar dhe ku ata kalojnë çdo ditë, kanë vendosur ta rregullojnë vetë atë rrugë. IMT Roskovec ka shprehur shqetësimin për shkeljen e rëndë të ligjit në këtë rast dhe sipas drejtueses së këtij institucioni, dy personat që kanë kontribuar në shtrimin e kësaj rruge janë me prapavijë të dyshuar politike. Por, çfarë mendimi kanë banorët e zonës?
Në një vend normal të zhvilluar, që i përket qyteterimit modern, askush nuk mund të ndërtojë pa leje. Qoftë edhe rrugën copë copë, në të cilën kalohet cdo ditë. Kjo pasi shteti ka plane afatgjata, ka strategji, ka gjithashtu dhe largpamësi. Siç ndodh edhe në Roskovec, ku bashkia e këtij qyteti, ka një projekt të rëndesishëm për asfaltimin e rrugës kryesore të Kurjanit, një fraksion rreth 4 km nga qendra.
Por jo të gjithë i zbatojnë ligjet dhe rregullat e rrepta të shtetit. Banorët e këtij fshati tregojnë se hodhën vetë çakull sepse rruga ishte e pakalueshme, por kjo ‘shkelje e rëndë’ e ligjit, nuk mund të kalonte pa u zbuluar nga bashkia e cila kishte ide krejt të tjera për këtë rrugë. Askush nuk mund të shpenzonte lekë nga xhepi për të përmirësuar cilësinë e saj. Aq më tepër këta ‘fshatarë’ që janë mësuar me rrugë të pashtruara.
Po cila ishte shkelja? Kryeinspektorja e IMT-së Roskovec tregon se kanë shkelur ligjin, për më tepër se hedhja e çakullit në rrugën plot baltë të fshatit, mund të ketë qartazi një prapavij֝ politike. Ndërkohë, vetë banorët pohojnë se ka ardhur policia dhe madje tregojnë edhe emrat e dy personave që kanë shtruar rrugën. Ata janë identifikuar dhe le të marrin dënimin e merituar për krimin e kryer. Por banorët e mendojne ndryshe: ‘Duheshin falenderuar ata që e shtruan dhe jo të kallëzoheshin në polici.’
Duket qartë se këta njerëz nuk kuptojnë aspak se projektet strategjike të Bashkisë së Roskovecit, nuk mund të pengohen nga persona të papergjegjshëm që shpenzojnë lekët e tyre për të dëmtuar të ardhmen e Kurjanit.
Kryeinspektorja nuk ia ja futur kot kur është shprehur se çakulli i hedhur ka prapavijë politike. ‘Ne jemi demokratë’- është shprehur një banore. Por nejse. Ligji ligj e burgu burg për kriminelet e çakullit. Tani çfarë do bëhet me rrugën? Do mbetet ashtu, me atë çakullin parazit të hedhur padrejtësisht apo do ketë një projekt konkret? Bashkia e bëri premtimin gjithsesi. Ne vitin 2023 në rrugën e Kurjanit në Rroskovec, do të nderhyhet. Por deri atehëre, banorët nuk duhet të guxojnë të hedhin ndonjë lopatë çakull në të gjithë gjatësinë e saj. Në të kundërt, në burg e kanë vendin.
Bashkia e Librazhdit vendos të rehabilitojë rrugën e fshatit Vehçan. Rezultati? Mbresëlënës. Rruga në vend që t...
Kisha e Laçit është një prej objekteve të kultit më të rëndësishëm në vendin tonë. Njerëzit...
Në kryeqytet operojnë disa linja të transportin urban, por megjithatë kushtet e standardet për disa prej tyre, lënë pë...
Prokurori i njohur i Tiranës Ervin Karanxha denoncon për Piranjat në Syri.tv një rast sa të çuditshëm aq edhe ngjethë...
'Një femër kur përdhunohet dhimbja i kthehet në kënaqësi dhe nuk e kundështon me përdhunuesin e tij,’ – is...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, me vonesat e pajustifikuara dhe standardet e dyfishta në procedimet për gjyqtarët dhe prokuro...
Sektori i ndërtimit është në një boom të vërtetë, këtë e pranojnë të gjithë. Po aq e gjith&eu...
89.000 euro në vit përfitohet nga kontrata fantazmë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një subjekti privat...
Abuzimet me pushtetin në Shqipëri nuk janë të rralla, por në qytetin e Pukës kanë kaluar çdo pritshmëri. Banes...
Pamje që i ngjajnë një filmi Hollywoodian u pane nga të gjithë në bankën BKT në Koplik. 3 persona me maska dhe të...