INVESTIGIME

E fejuar prej shumë kohësh, 30 vjeçarja tregon tmerrin e përndjekësit të saj.

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 22:03

E fejuar prej shumë kohësh, 30 vjeçarja tregon tmerrin e

TIRANË- Sara një vajzë e re rreth moshës 30 vjeçare ka kërkuar ndihmën e emisionit “Piranjat” me pretendimin se një person i quajtur Indrit Shehu e përndjek sistematikisht në rrjetin social Tik Tok. Sara tregon se personin në fjalë nuk e ka takuar asnjë herë, për më tepër as nuk kanë kontaktuar kurrë më parë.

Indriti këmbëngulës, kërkon gjatë gjithë kohës të komunikojë me të duke i shkruar dhe ndjekësve të tjerë virtual të vajzës së re. Ai shprehet tek ata se Sara 30 vjeçare është gruaja e tij, dhe kështu ua ndalon të gjithëve komunikimin e fiksimin e tij.

Përmes një audio regjistrimi të mbërritur në redaksinë e Piranjave, teksa komunikon me një mik të përbashkët me vajzën e re dhe merr lajmin se Sara është larguar për në Spanjë, Indriti preket dhe vazhdon ta kërkojë atë me ngashërimë i ngarkuar emocionalisht. Duke mos pranuar faktin se vajza ishte larguar një herë e përgjithmonë.

Sara tregon për Piranjat, se ndihet mjaft e shqetësuar prej faktit se Indriti i shkruan çdo miku që ajo ka në Tik Tok, duke iu thënë se e kanë të ndaluar t’i flasin asajë sepse është gruaja e tij.

Vajza e re tregon se është e fejuar dhe që i fejuari i saj ka tentuar të komunikojë me të për ta bindur që t’i linte të qetë në jetën e tyre, por Indriti zgjedh të mos e besojë që personi që e ka kontaktuar nuk është bashkëshorti i Sarës.

E ndodhur në këto kushte, për herë të parë Sara komunikon me Indritin, dhe me një video call të regjistruat kuptohet që të dy të rinjtë nuk janë takuar kurrë dhe nuk kanë komunikuar kurrë më parë. Kjo gjë aprovohet dhe nga vetë i riu.

Indriti është 28 vjeç, emigrant i paligjshëm si shumë shqiptarë të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar. Por a nuk do të ishte normale që në raste të tilla, personave të padëshiruar t’i bëjmë një bllok, në mënyrë që t’i heqim qafe njëherë e mirë?

Në fakt Sara tregon se ka  10 muaj që i bën bllok por ai i gjen mënyrat nga më të ndryshmet vetëm për t’i dëgjuar zërin.

Kur gjërat kishin fillluar të merrnin gjithnjë e më për keq, Sara vendos t’iu kërkojë ndihmë familjarëve të tij, në Kukës. Por edhe këtu nuk merr ndonjë përgjigje shpresëdhënëse. Pasi vëllai i tij është përgjigjur duke thënë se nuk kam cfarë t’i bëj.

Duke parë që askush nuk merr përsipër të flasë me Indritin, i cili vazhdon të jetë kembengulës në kërkesën e tij absurde, vajza vendos t’i tregojë atij gjëra për të cilat nuk i detyrohej asnjë shpjegim të vetëm, pra duke i thënë që është në një lidhje dashurie.

Duke parë që situata po ngarkohej, dhe në mes kishte hyre edhe i fejuari i Sarës, ajo nis të tregohet shumë e kujdesshme me rrjetet sociale, duke evituar daljet, dhe duke bllokuar çdo person të panjohuir që dyshonte se mund të ishte Indriti. Duke e parë që Indriti nuk kishte asnjë rrugë tjetër për tu larguar nga jeta e saj, vajza vendos që për herë të parë, të flasë drejtpërdrejt me të dhe duke i kërkuar ta lërë të qetë.  Por Indriti përsëri nuk ndalen për asgjë çfarë Sara i thotë.

Një dashuri me pesë yje kjo e indritit për Sarën duke dhënë argumenta të fortë se ka qarë gjatë gjithë natës, për të bindur  kështu që dashuria e tij do të triumfojë një ditë.

Sara mundohet ta bëjë të arsyetoje që kjo nuk është dashuri, por një fiksim ndaj një të panjohure, me të cilën nuk e lidh asgjë. Por a do të bindet Indriti për të hequr dorë nga Sara?  Kjo mbetet për tu parë në serinë e radhës të kësaj përballjeje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë