Berisha pas daljes nga SPAK: Në korridore pashë dengje me narko-euro. Tre zyrtarë të nivelit të lartë në Aruba
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...
TIRANË- Ishte ditë e shtunë, 12 tetor 2024. Afërdita Shpendi, braktis vajzën e vogël 10 vjeçe dhe largohet nga banesa e saj në Sopot, një fshat i vogël 8 km nga Gjakova, duke humbur çdo gjurmë e duke alarmuar familjarët e saj. Mungesa e 39-vjeçares prej orësh të tëra në banesë e shqetësoi të voglën. Ajo njoftoi hallat dhe të atin në emigrim, i cili udhëtoi menjëherë drejt Kosovës. Ndërkohë familjarët e Afërditës, pas denoncimit për zhdukje në Policinë e Kosovës, kontaktuan edhe emisionin Piranjat, pasi 39-vjeçaren diçka e lidhte me Shqipërinë. Gjatë një komunikimi me bashkëshortin e Afërditës, ky i fundit la të kuptohej se gruaja e tij ishte larguar me një person tjetër, dhe se ishte i zhgënjyer prej saj, e nuk kishte asnjë interes ta gjente.
“Interesi ynë është vetëm të dimë a është gjallë, asnjë interes tjetër nuk kam më“, i tha ai gjatë një bisede telefonike gazetarit Freard Rista.
Arsyeja e kësaj sjellje të bashkëshortit të Afërditës është një lidhje jashtë-martesore që 39-vjeçarja kishte krijuar së fundmi me një person që quhet Arjan Balla, nga fshati Kallm i Fierit. Lidhje e cila kishte pak kohë që kishte nisur përmes rrjeteve sociale dhe që natyrisht kishte shqetësuar të afërmit e gruas së re, të cilët udhëtuan me urgjencë drejt Shqipërisë.
“Dyshimet janë që ka ardhur këtu (Shqipëri). Dua të di a është gjallë apo jo? Gocën e ka lënë 10 vjeçe vetëm në shtëpi. Shumë na ka shqetësuar, s’na ka ndodhur kurrë”, tha nëna e Afërditës.
“Atë ditë që është zhdukur Afërdita ai person (Arjan Balla) ka publikuar një video një restorant afër shtëpisë së Afërditës. Unë kam shkuar të nesërmen në restorant dhe kam pyetur nëse ka qenë ai person aty dhe ata na e kanë konfirmuar që po ka qenë dhe ka qendruar 5 orë vetëm. Pastaj i ka kërkuar atyre të restorantit t’i marrin një taksi. Folëm me taksistin që e mori në restorant dhe e pyetëm ku e ka çuar dhe na tha në fshatin Sopot ku e ka Afërdita shtëpinë. E kanë marrë një grua dhe kanë vazhduar drejt Prizrenit ku ndalesën e kanë bërë në stacionin e autobusave në Prizren”, u shpreh kushërira e Afërditës.
Në këtë situatë, si Policia, ashtu edhe familja bashkë me grupin e xhirimit të emisionit Piranja, nuk ishin të sigurtë nëse kishin të bëjnë me një largim vullnetar të 39-vjeçares, apo me rrëmbimin e saj me anë të shantazhit apo presionit. Familjarët e të zhdukurës dëshmuan se kur u largua Afërdita nuk kishte marrë asgjë me vete, përveç pasaportës dhe kartës së identitetit. Ajo nuk kishte lënë asnjë shënim.
Bashkë me familjen e ardhur nga Gjakova, Piranjat udhëtuan drejt Fierit, ku u bë denoncimi për zhdukjen e Afërditës, me të dyshuar Arjan Ballën. Pas denoncimit nisi kërkimi në fshatin Kallm i Fierit për të rënë në gjjurmët e Arjanit, por atje askush nuk e njihte. Piranjat siguruan numrin e telefonit të Arjanit, i cili u përgjigj menjëherë duke deklaruar se Afërdita ishte me të, jashtë-shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ne nuk është se nuk donim t’i njoftonin se jam prind vetë. Afërdita është e rritur ka gojë vetë unë nuk jam askushi që ta ndaloj“, tha Arjani.
Ndërsa Afërdita sqaroi se nuk kishte marrëdhënie të mira me familjen e saj dhe me bashkëshortin, ndaj kishte marrë këtë vendim drastik.
“Thuaj atyre (familjes) Afërdita është shëndoshë e mirë dhe e do Arjanin. Për jetë nuk kthehem në atë vend. Nuk ka Zot që na ndan përveç vdekjes“, u shpreh ajo.
TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet rregullator i pavarur, i cili ka si detyrë të kontrollojë audi...
Gramoz Nokshiqi TIRANË- Gramoz Nokshiqi, 35 vjeçari nga Tropoja është një personazh jo aq i panjohur për publikun. Në ...
TIRANË- Dy javë më parë transmetuam skandalin që lidhej me Komisionin e Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore n...
POGRADEC- Para një jave ju treguam se si bizneset përgjatë vijës bregdetare ne vend gjobiteshin në mënyrë arbitrare nga AKU...
TIRANË- Më datë 15 tetor 2024, Policia e Tiranës në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, kreu një operac...
TIRANË- Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lan&eum...
TIRANË- Zotëria përballë nesh, është Altin Veshti, Shef i repartit të kardiokirurgjisë në QSUNT dhe një nga ...
TIRANË- Bankers Petroleum Albania, kompania e përpunimit të hidrokarbureve është prodhuesi më i madh i naftës në vend....
SELANIK- Ne nje dite te bukur e plot shkëlqim kur Nentori sapo kishte hyrë, shiptarët nga anë e anës, u rimblodhen edhe njehere n&eum...
TIRANË- Këtë të premte Piranjat do t’iu tregojnë historinë e një 24 vjecari,nga Korça, I cili punon n&eu...