Japonia ndryshon trajner, Moriyasu largohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares...
Hajime Moriyasu do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Japonisë pas tetë vitesh në këtë detyrë

Hajime Moriyasu do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Japonisë pas tetë vitesh në këtë detyrë. Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar se trajneri 58-vjeçar do të japë dorëheqjen pas përfundimit të këtij grumbullimi ndërkombëtar.
Fillimisht, Moriyasu pritej të qëndronte në detyrë deri në Kupën e Azisë, e planifikuar për janarin e vitit 2027. Megjithatë, shtyrja e turneut me një vit ka ndryshuar planet dhe ka përshpejtuar largimin e tij.
Miqësoret kundër Brazilit, në Singapor, dhe Paraguajit, të planifikuara për të shtunën dhe të martën e ardhshme, do të jenë ndeshjet e fundit të tij në stolin e Japonisë.
Gjatë drejtimit të Moriyasut, Japonia arriti dy herë në fazën e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, duke u eliminuar nga Kroacia në vitin 2022 dhe Brazili në vitin 2026. Ndër rezultatet më të spikatura të kësaj periudhe janë fitoret ndaj Gjermanisë, Spanjës, Brazilit dhe Anglisë.
Ndërkohë, si një nga kandidatët për ta pasuar në stol po përmendet ish-mesfushori i njohur Shunsuke Nakamura, i cili është pjesë e stafit të kombëtares japoneze.
Lexo edhe
SPORT
Shënoi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shpallet më i miri i ndeshjes

Gruda “gjunjëzon” Serbinë me gol në debutim me Gjermaninë, “tërmet” i Holandës

‘Disfatë e hidhur’, ‘Apokalips’, mediat franceze ngelin në klasë Zinedine Zidane

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit bo...

Shënoi supergol, Muçi: Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli

U largua nga SHBA, Pochettino mes lotësh: Është e vështirë të refuzosh një ofertë nga Man.United

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë

Ndeshja e së dielës, vendimtare për Shqipërinë edhe në cilën vazo do përfundojë





