Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2026
Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdet Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, intervale kthjellimesh dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët […]

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdet
Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, intervale kthjellimesh dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në ekstremin veriperëndimor të vendit.
Gjatë ditës, shiu do të vijojë në mënyrë të herëpashershme në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Reshjet pritet të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore do të ketë momente me intensitet mesatar. Në disa zona nuk përjashtohen as shtrëngatat afatshkurtra.
Edhe era do të jetë një tjetër element karakteristik i motit gjatë ditës. Ajo do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa herë pas here mund të arrijë deri në 16 m/s, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.
Ndërkohë, në det parashikohet dallgëzim me forcë 4-6 ballë, ndaj pritet të ketë kushte të trazuara detare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Shtatë emra, gjashtë atësi dhe dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi! Goditja ndaj grupit të...

Jo vetëm që treni s'po vjen, por tani ndryshon edhe projekti fshehtas (zhduken 500 metra)

“Dorëzoje ose do të vrasim ty dhe familjarët”/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në...

Saga e hakmarrjeve në Sarandë/ Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit. Si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë...




