Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë
SPORT

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë

P
Piranjat13 November 2026, 19:30 · 2 min lexim
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë

Pas suksesit 2-0 ndaj Finlandës, kuqezinjtë kanë zbritur sërish në fushë për të nisur përgatitjet për sfidën vendimtare të së dielës, që mund t’i sigurojë Shqipërisë objektivin në Nations League.

Shqipëria nuk ka humbur kohë pas fitores së rëndësishme 2-0 ndaj Finlandës. Kuqezinjtë kanë zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje seancën e radhës stërvitore, duke nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e fundit të grupit ndaj Bjellorusisë, që do të luhet të dielën në Hungari.

Në stërvitjen e zhvilluar sot, trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ndoqi një program të diferencuar. Futbollistët që luajtën ndaj Finlandës iu nënshtruan fizioterapisë dhe trajtimeve rikuperuese, me qëllim shkarkimin e ngarkesës fizike dhe rikthimin në gjendjen optimale për sfidën e radhës.

Përballja me Bjellorusinë është takimi i fundit në grup dhe njëkohësisht vendimtar për objektivin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League. Ndeshja do të zhvillohet në Hungari, për shkak të penalizimeve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë në Tiranë edhe seancën zyrtare stërvitore përpara ndeshjes, përpara se të nisen pasditen e së shtunës drejt Hungarisë, ku do të përgatiten për sfidën që mund të vulosë gjithçka në grupin C1.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.