Jo vetëm Ukraina në vëmendje, SHBA planifikon planin e ri me 5 pika për sigurinë në të gjithë Europën

Një plan me pesë objektiva për krijimin e një kornize të re të sigurisë evropiane është prezantuar nga administrata amerikane, me synimin për të parandaluar konfliktet e ardhshme dhe për të garantuar paqe afatgjatë në kontinent. Nisma synon forcimin e bashkëpunimit mes shteteve, shmangien e keqkuptimeve dhe parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve ushtarake.
Propozimet përfshijnë zhvillimin e konsultimeve të rregullta për çështjet e sigurisë, përmirësimin e kanaleve të komunikimit në situata krizash dhe rritjen e transparencës lidhur me aktivitetet dhe lëvizjet ushtarake.
Një tjetër element i rëndësishëm janë masat e ndërsjella për uljen e rrezikut të përshkallëzimit, me qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme dhe menaxhimin e situatave të ndjeshme. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi afatgjatë për ruajtjen e stabilitetit në kontinent.
Gjatë prezantimit të këtyre objektivave, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe negociator i tij për luftën në Ukrainë, konfirmoi se NATO do të mbetet në qendër të mbrojtjes kolektive evropiane.
Nisma vjen në prag të bisedimeve trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi. Në këto diskutime pritet të konsultohen edhe partnerët evropianë, raporton Sky News.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se konflikti mund të marrë fund së shpejti, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen e planit.
Deklaratat e tij erdhën pas një takimi me Kirill Dmitrievin, të dërguarin special të presidentit rus Vladimir Putin.
Lexo edhe
BOTA
Paraburgim për 9 policë serbë që dyshohet se dhunuan studentët gjatë protestave

Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet

Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa të plagosur

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore





