Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!
SPORT

Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal

Marcus Rashford është i bindur se Lamine Yamal ka potencialin për të dominuar futbollin botëror për shumë vite

P
Piranjat 6 November 2026, 15:07 · 3 min lexim
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë

Marcus Rashford është i bindur se Lamine Yamal ka potencialin për të dominuar futbollin botëror për shumë vite.

Sulmuesi anglez, i cili luajti përkrah talentit spanjoll te Barcelona, e ka krahasuar atë me Lionel Messin dhe nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të fitojë deri në shtatë çmime “Topi i Artë”.

Gjatë një takimi me tifozët e Manchester United në “Ambassadors’ Lounge” në “Old Trafford”, Rashford u ndal te cilësitë e jashtëzakonshme të 19-vjeçarit.

“Unë vërtet besoj te talenti i këtij djali. Nëse fiton shtatë Topa të Artë, nuk do të habitem. Ai ka përfunduar i dyti, i treti dhe i teti. Dhe në çfarë moshe, vetëm 19 vjeç?”, u shpreh anglezi.

Rashford zbuloi gjithashtu se përpara largimit nga Barcelona i kishte thënë Yamalit se ishte futbollisti më i talentuar me të cilin kishte luajtur.

“Kam luajtur me disa futbollistë shumë të talentuar, por ai është mbi të gjithë. Nuk kam parë kurrë një lojtar të asaj moshe me kaq shumë talent. Është më i afërti që dikush mund t'i afrohet nivelit të Messit në vitet e tij më të mira”, deklaroi Rashford.

Megjithatë, sulmuesi anglez theksoi se Messi mbetet i paarritshëm për nga plotësia e lojës së tij.

“Leo është unik. Ndoshta nuk do të shohim kurrë gjatë jetës sonë një tjetër lojtar që të jetë një gjeni kaq i plotë”, shtoi ai.

Rashford foli edhe për Harry Kane, fituesin e fundit të “Topit të Artë”, duke vlerësuar sezonin e jashtëzakonshëm të sulmuesit anglez.

“Ai shënoi një numër të pabesueshëm golash dhe dha po aq shumë asistime. I dërgova një mesazh ditën tjetër dhe i thashë se e meritonte”, tregoi futbollisti.

Në fund, Rashford u rikthye te e ardhmja e tij dhe vendimi për të mos luajtur për një tjetër skuadër të Premier League në rast se nuk do të kishte mundësi të rikthehej te Manchester United.

“Nuk mund të vazhdoja të luaja kundër United çdo sezon. Nëse United nuk do të ishte një opsion, i thashë agjentit tim të më çonte jashtë vendit, jo në një klub tjetër të Premier League”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.