Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn
AKTUALITET

Kërkuan lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Lulëzim Pepën dhe Fatjon Markun

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Katër kërkuesit i janë drejtuar GJKKO-së më 5 nëntor 2026, duke kërkuar gjithashtu […]

P
Piranjat13 November 2026, 16:14 · 1 min lexim
Kërkuan lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Lulëzim

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë.

Katër kërkuesit i janë drejtuar GJKKO-së më 5 nëntor 2026, duke kërkuar gjithashtu që Prokuroria të paraqiste informacion me shkrim mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Alma Kodraliu, me vendimin nr. 995, datë 13 nëntor 2026, vendosi rrëzimin e saj. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të ngarkohen mbi kërkuesit.

Ndaj këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve, duke filluar nga dita pas njoftimit të vendimit.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.