Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn Ku shkuan fondet e rikonstruksionit?/ Shkolla në Durrës reklamon kontributin e prindit, por kush mban përgj...
AKTUALITET

Shkodër/ Dëmtohet argjinatura e lumit Kir, banorët: Uji po na afrohet, kërkojmë ndërhyrje urgjente

P
Piranjat13 November 2026, 15:34 · 2 min lexim
Shkodër/ Dëmtohet argjinatura e lumit Kir, banorët: Uji po na

Dëmtimi i argjinaturës së lumit Kir ka rikthyer shqetësimin dhe frikën te banorët e lagjes “3 Heronjtë” në Shkodër. Gërryerja e vazhdueshme e brigjeve dhe përparimi i ujit drejt zonave të banuara po rrezikojnë disa familje, të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur pasoja më të rënda.

Banorët bëjnë me dije se kjo problematikë nuk është e re. Sipas tyre, shqetësimi është ngritur disa herë pranë Bashkisë Shkodër, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete për riparimin dhe përforcimin e argjinaturës së dëmtuar.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në këtë periudhë të vitit, kur reshjet e dendura të shiut sjellin shtim të prurjeve të lumit Kir dhe rritje të nivelit të ujit. Banorët druhen se gërryerja mund të përshkallëzohet, duke vënë në rrezik banesat dhe pronat e tyre.

Për familjet që jetojnë pranë lumit, ndërhyrja në argjinaturë nuk është më një kërkesë që mund të presë, por një domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës, banesave dhe pronave të tyre.

Sipas banorëve, e njëjta situatë përsëritet çdo vit, me nisjen e reshjeve të vjeshtës dhe dimrit, ndërsa mungesa e një zgjidhjeje përfundimtare shton pasigurinë dhe frikën.

Banorët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e argjinaturës, përpara se rritja e prurjeve të lumit Kir të sjellë dëme të parikuperueshme./News24

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.