KLSH zbulon shkeljet në Fier/ Baçi: Subashi sfidon ligjin, bashkia zhytet në korrupsion dhe nepotizëm

Asgjë e re nuk ka ndodhur në Fier. Ky raport i KLSH-së është i përvitshëm ose bëhet një herë në dy vjet dhe përsëritet e njëjta situatë. Përveçse shkeljet janë të përsëritshme, janë të rënda, vjedhje dhe abuzime, kemi edhe pjesën tjetër, ku bashkia, me kokëfortësinë e saj, nuk zbaton as rekomandimet që lë KLSH-ja për masat disiplinore. Madje, më lejoni të them që KLSH-ja është treguar shumë tolerante me Bashkinë Fier dhe me kryetarin e saj, duke lënë rekomandime në dorë të kryetarit për masat që duhet të marrë dhe zgjedhjen e përgjegjësive për çdo drejtori për shkeljet.
Por, në fakt, Bashkia e Fierit dhe kryetari jo vetëm që nuk mbledhin Këshillin Bashkiak për raportime, zgjedhjen e përgjegjësive dhe masat disiplinore, por as nuk raportojnë te KLSH-ja për detyrat e lëna nga KLSH-ja, aq më tepër pastaj të nxjerrin përgjegjësi individuale për personat përgjegjës.
Duke mos lënë pas dore dhe pa përmendur këtu edhe skandalin e parkimit kryesor të qytetit, në qendër, ku çështja është në ndjekje nga prokuroria, në ndjekje penale, ku akoma nuk kemi konkretisht, por dihet që kanë ndodhur vjedhje dhe abuzime shumë të dukshme.
Madje, do të thoja vjedhje ordinere, duke e lënë parkimin në duart e disa punonjësve dhe duke i përdorur paratë, madje duke ia lënë në dorë firmës që ka investuar dhe ka ndërtuar parkimin që të merrte aq para sa i duheshin, detyrim që ia kishte bashkia për t'ia dhënë. Pra, e konsiderojnë bashkinë si një ndërmarrje private, si një firmë private, si biznes privat, ku pronari i saj, Armando Çullbashi, dhe pjesa tjetër që e rrethon aty mund të bëjnë çfarë të duan me taksat e qytetarëve fierakë.
Bashkia e Fierit ka kohë, në fakt, që është kthyer në një vatër korrupsioni. Bashkia e Fierit është një institucion ku nepotizmi ka zënë vend si në asnjë institucion tjetër. Bashkia e Fierit është një institucion ku qytetarët nuk kanë gjetur zgjidhje për problemet dhe hallet e tyre. Bashkia e Fierit është një institucion ku bizneset e qytetit të Fierit janë në terror të plotë nga Bashkia e Fierit dhe institucionet e Policisë Bashkiake, të Drejtorisë së Tatim-Taksave, ku të gjitha detyrimet tatimore vendosen jo sipas ligjit, por sipas oreksit që kanë punonjësit e bashkisë.
Kanë një ndarje midis bizneseve: cilat janë bizneset pro bashkisë, pro Partisë së Rilindjes, dhe bizneset që goditen herë pas here, sepse janë biznese që nuk marrin pjesë në aktivitetet e Partisë Socialiste apo nuk janë votues të tyre, të cilët i kanë të evidentuar një për një.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës

Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për qeverinë

‘Nëse Rama toleron Spiropalin e Veliajn, efekti domino do jetë…’, Bushati: Pushtetin e partinë po i mban me dhunë

Shkullaku: Rama “padrino” i PS-së! Ata që e duartrokasin sot, nesër do t’i hapin varrin politik





