KOSOVA

Arsyet e refuzimit për president nga Albin Kurti?/ Vjosa Osmani: M'u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 22:26
Arsyet e refuzimit për president nga Albin Kurti?/ Vjosa Osmani: M'u

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye të shtetit, duke deklaruar se ndërkohë që ajo po përpiqej të siguronte votat e nevojshme, prapa shpinës së saj po punohej me kandidatë të tjerë.

Osmani shprehet se vetëm dy net para skadimit të afatit, asaj iu bë një propozim befasues: të futej në garë formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës.

Çim Peka: Për të marrë vesh çfarë po ndodh. Arsyet e refuzimit të emrit të Vjosa Osmanit për presidente, kur ndërkohë, e vetmja kandidate që teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputetë në sallë, ishit ju. Ndërkohë që ajo që ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni të sigurta 81, ofronte vetëm 66. Kur jeni takuar për herë të fundit me Albin Kurtin dhe kur ka thënë jo-në e prerë, argumentin dhe a e keni kushtëzuar kryeministrin Kurti për rikandidimin tuaj?

Presidentja Osmani: Absolutisht nuk e kam kushtëzuar asnjëherë. E tëra që kam kërkuar, apo më mirë të them, propozuar, është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë dhe ta provojmë. Ta shohim sa deputetë po mblidhen, meqënëse unë kisha nga diskutimet individuale me deputetët, kisha garanca prej tyre se ata nuk do të bojkotojnë, sepse llogariteni tash, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin ngritur dorën dhe kishin marrë pjesë në votim edhe për Slavko Simiqin. Një nënkryetar, për të cilin ka edhe aktakuzë për shkelje të rendit kushtetues. Dhe ata nuk donin deputetët që ta bojkotonin Vjosa Osmanin. Dhe natyrisht që kishte një pozitivitet, një qasje pozitive dhe unë isha e bindur se që bëhen numrat. Por edhe sikur mos të bëheshin, unë e tëra çfarë kërkoja ishte që të shkojmë deri në sallë dhe ta provojmë. Ajo nuk do të na dërgonte automatikisht në zgjedhje.

Thjesht do ta shihnim, në qoftë se janë 79, gjë që nuk do të ishin, ju siguroj, do të ishin më shumë se 80. Por edhe sikur të ishin në në një rast kështu të paparashikuar, ne prapë nuk do të shkonim automatikisht në zgjedhje. Do të mund të tërhiqeshim dhe pastaj të provonim me kandidatë të tjerë. Çfarë ndodhi në fakt ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë. Dhe unë e kuptoja nga televizioni që po punohet me kandidatë të tjerë, përderisa mua më thuhej provo, provo, provo me i bindë opozitën dhe kur deputetë të caktuar të opozitës mua më thanë që do të rrinë në sallë dhe ai ishte numri i mjaftueshëm, pastaj m'u kërkua që t'i bëj 85. Pra, gjithmonë ngrihej kushti, edhe pse një gjë e tillë nuk është fare e nevojshme. 80 janë të mjaftueshme, por asnjëherë asnjë kusht, ta sqaroj. Po thuhet që kinse unë i kam kërkuar garancë kryeministrit për 80 vota.

Nuk është e vërtetë. Nuk i kam kërkuar atij garancë. Kam kërkuar përkrahjen e tij dhe natyrisht që unë punoja edhe me me opozitën, që ta arrijmë atë 80-shen në sallë dhe përkrahjen e 66 deputetëve të koalicionit. Pra, kjo është çështja. Pastaj thuhet që i ke kërkuar që me i dhënë LDK-së ministri.

Kjo është një gënjeshtër. Kurrë nuk i kam kërkuar askujt që qoftë LDK-së, qoftë partive të tjera t'ia jap ndonjë ministri. Kurrë s'kam kërkuar që të bëhet ndonjë koncesion as me deputetë individualë, as me deputetë të komuniteteve jo shumicë. Kam kërkuar thjesht të flasim me ta dhe t'ua shpjegojmë pse është në interes të Kosovës që ky, që na njihnin në në publik dhe në popull si binom i shpresës, që ky binom i shpresës ta vazhdojë punën e përbashkët, sepse rizgjedhja ime si presidente do të nënkuptonte edhe vazhdimin e qeverisë, vazhdimin e sigurt, pa asnjë pengesë.

Pa asnjë pengesë të vetme, por me suksese të plota, me suksese të shumta. Pra, nuk i kam kërkuar asnjë kusht, asnjë koncesion, dhe pastaj kur thuhej që i ka refuzuar nënshkrimet, jo, nuk kam refuzuar unë nënshkrime. Çfarë më është thënë, diku dy netë, mos gabofsha, para skadimit të afatit, dy-tri netë, ishte, dhe kjo ishte pasi m'u komunikua mungesa e përkrahjes nga ana e kryeministrit, dhe po flas për mungesën e përkrahjes së atyre 57 votave. M'u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm formalisht, si oponente e zotit Konjufca, me të cilin unë kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Dhe ta shohim se si po rrjedh.

Por unë kur i pyeta pse kemi nevojë unë dhe zoti Konjufca të jemi kundërshtarë?

Kënd e përkrahni ju?

A e kam unë përkrahjen tuaj në një votë të tillë? Natyrisht që një përkrahje e tillë nuk m'u dha sepse unë jam presidente e Republikës dhe do të ishte absurde.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë