Shpërthimi te karburant “Eida”, policia e Tiranës shoqëron katër persona
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar V...
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mëngjesin e 9 shtatorit në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, ku ...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid...
Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kr...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datë...
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e ...
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-n...

Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës, si pjesë e një hetimi për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, i cili nxiti rinumërim të plotë të votave.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi thotë se persona të dyshuar janë duke u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se kishin falsifikuar vota brenda partive politike të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Domi nuk tregoi se sa të dyshuar po merren në pyetje dhe kush mund të jenë ata, e as nuk dha hollësi të tjera rreth aksionit, duke thënë ai është në zhvillim e sipër.
Megjithatë, në hetimet e deritanishme për manipulim të votave, të dyshuar që janë marrë në pyetje kanë qenë komisionerë dhe vëzhgues që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në numërimin e votave.
“Tani për tani mund të them vetëm kaq. Më shumë hollësi do t’i bëjmë të ditura pasdite”, thotë Domi.
Rinumërimi në Malishevë komunë në pjesën qendrore të vendit ka përfunduar tashmë dhe ai tregon një dallim në votat për kandidatët për deputetë.
Të paktën tre kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës u janë hequr nga mbi 700 votat secilit në këtë komunë.
Edhe kandidatëve nga partitë e tjera si ajo në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Nisma, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u janë hequr vota pas rinumërimit në këtë komunë, por në numër diçka më të vogël.
Ky operacion është i dyti i këtij lloji si pjesë e një hetimi të gjerë për manipulim të votave në zgjedhjet e fundit të parakohshme të Kosovës.
Një operacion i ngjashëm u krye javën e kaluar në Prizren, ku u arrestuan 109 të dyshuar, prej të cilave 23 u dërguan në paraburgim nën dyshimin se kishin manipuluar vota të kandidatëve për deputetë.
Dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të dhjetorit kanë hedhur dyshime serioze mbi procesin zgjedhor, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta bëjë rinumërimin e plotë të votave, pasi kishte gjetur mospërputhje të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.
Komisioni bëri të ditur të martën se pret ta përfundojë rinumërimin në fundjavë, pasi tashmë janë rinumëruar mbi 80 për qind e votave.
Por, derisa rinumërimi ka vazhduar drejt përfundimit, edhe hetimet e autoriteteve për zbatim të ligjit po zgjerohen.
Përveç Prizrenit dhe Malishevës ku tashmë janë zhvilluar operacione, autoritetet janë duke kryer hetime edhe në Ferizaj e Drenas.
Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.
Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.
Në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë gjatë kontrollit nga policia janë zbuluar dhe konfiskuar sasi droge. Sipas policisë...
Nga arka e buxhetit shtetëror të Kosovës, nga 100 euro tashmë kanë përfunduar në llogaritë e dhjetëra mijëra s...
Nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka n...
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar ashpër pas djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në zonën e &Cced...
Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes s&eu...
Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se...
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar gjatë një aksioni më 27 janar, nën dyshimet për vep...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ng...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngja...
Presidentja e Kosovës, Vhosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës d&...