Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023
“Kam një marrëdhënie personale me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte.
Këto deklarata Rutte i bëri gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku po ashtu konfirmoi mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Rutte po ashtu theksoi se NATO-ja është e përkushtuar ndaj situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të rritura viteve të fundit dhe incidenti më i rëndë u regjistrua shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë tre sulmues serb.
Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.
Këtij incidenti të armatosur i paraprinë protesta në veri të Kosovës të mbajtura në maj të po atij viti. Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan.
Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët lokalë.
Për ngjarjet në Zveçan, janë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona, dhe disa janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. NATO-ja ka kërkuar që përgjegjësit për të dyja rastet të përballen me drejtësinë.
Për Grenlandën dhe raportet me Trumpin
Gjatë diskutimit në AFET, temë ishte edhe marrëveshja që Rutte arriti javën e kaluar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilën, siç u njoftua, i është mundësuar presidentit amerikan të heqë dorë nga kërcënimi për vendosjen e tarifave shtesë ndaj disa vendeve evropiane dhe për marrjen nën kontroll të Grenlandës.
Para ligjvënësve evropianë, Rutte prezantoi dy drejtime veprimi kur është fjala për sigurinë e Grenlandës dhe Arktikut: përpjekjet kolektive të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ushtarake dhe ekonomike kundër ndikimit rus dhe kinez në Arktik si dhe bisedimet dypalëshe midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se presidenti amerikan ka të drejtë për çështjen e Arktikut. Ai tha se bëhet fjalë për mbrojtje kolektive, pasi, sipas tij, rrugët detare po hapen.
“Kina dhe Rusia po bëhen gjithnjë e më aktive. Duhet t’i përballemi këtij problemi”, tha Rutte.
Ai konfirmoi përkushtimin e plotë të presidentit amerikan ndaj NATO-s dhe i dërgoi një mesazh aleatëve evropianë se “vetëm mund të ëndërrojnë” se mund të mbrohen vetë pa Shtetet e Bashkuara.
Javën e kaluar, Trump tha se ka arritur me Rutten pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën. Para kësaj, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik në Davos, udhëheqësi amerikan tha se donte bisedime të menjëhershme për ta blerë Grenlandën.
Ai e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për marrjen e këtij ishulli. Trump ka argumentuar se Grenlanda i duhet për sigurinë kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngja...
Presidentja e Kosovës, Vhosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës d&...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se të shtunën është koha të flas anëta...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me nënshkrimin e Bordit të Paqes të Trump në Davos. Në një intervis...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC ka deklaruar se Kosova është shembull i një vendi që...
Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK’së dhe ka kërkuar besimin e strukturave të partisë që ...
Në tetor të vitit të kaluar, Edon Bytyqi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer 14 vepra penale. Sipas...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Francë, ka dënuar me burgim të përjetshëm Liridon Berishën, 27-vjeçari kosov...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve planifikohet të...
Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion mbi dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuar me 109 per...