
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy vëllezërve të bashkëshortes së tij, Driton dhe Naim Morina. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, seanca është mbajtur në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, ku Isufi po merr trajtim mjekësor pas plagosjes. Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, vlerësoi se lirimi i të dyshuarit do të rrezikonte rrjedhën e hetimeve, përfshirë mundësinë e arratisjes apo ndikimin tek dëshmitarët, ndaj vendosi që ai të qëndrojë në paraburgim deri më 6 dhjetor 2025.
Astrit Isufi, i cili u arrestua më 7 nëntor në fshatin Plloçicë pas më shumë se 15 orësh në arrati, dyshohet se qëlloi për vdekje dy vëllezërit e gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri, ndërsa motivet e sakta të vrasjes ende nuk janë bërë të ditura.
Policia konfirmoi se i dyshuari është plagosur gjatë ngjarjes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile. Isufi kishte një histori të dhunës në familje. Në prill 2025, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me burg dhe gjobë për rrahje dhe kërcënim ndaj bashkëshortes së tij, dënim i cili më pas u ul nga Gjykata e Apelit në tre muaj burgim. Në dosje përshkruhen episode të dhunës brutale ndaj gruas, kërcënime për vrasje dhe posedim i paligjshëm i armës – elemente që tani hedhin dritë mbi rrethanat e rënda që i paraprinë tragjedisë në Malishevë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
9 Nëntor09:25
Albin Kurti thirrje qytetarëve të votojnë: Vendosni kush do të qeverisë katër vitet e ardhshme
Mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.
Kry...
KOSOVA
9 Nëntor07:53
Balotazhi për drejtuesit lokalë/ Qytetarët e 18 komunave në Kosovë u drejtohen sot kutive të votimit
Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale në komunat ku raundi i parë i zgjedhjeve, të mbajtura më 12 tetor, nuk solli fitues t&e...
KOSOVA
8 Nëntor18:36
I fashuar në seancë, gjykata cakton masën e sigurisë për autorin që vrau dy vëllezërit e gruas
Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve të gruas së tij në fshat...
KOSOVA
8 Nëntor18:27
Prezantohet droni “Made in Kosova”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën për përurimin e dronit “Skifteri” të prodhuar në...
KOSOVA
8 Nëntor17:04
Me pranga në duar, del nga spitali autori i vrasjes së dy vëllezërve në Malishevë
Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Univers...
KOSOVA
8 Nëntor16:22
Nëse ndahesh, kam me t'i faru krejt/ Si autori Astrit Isufi që vray dy vëllezër kishte tentuar të eleminonte edhe gruan e tij
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të kaluarën e Astrit Isufit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e v&eum...
KOSOVA
8 Nëntor10:50
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe fletëvotimet, në 18 ...
KOSOVA
7 Nëntor23:22
Vota për Glauk Konjufcën, Dude Balja: Nuk kam ndryshuar qëndrim
Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë s&eum...
KOSOVA
7 Nëntor23:08
Rrëmbimi i serbit në veri, Kosova thirrje bashkësisë ndërkombëtare për Serbinë
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje të premten bashkësisë ndërkombëtare ta...
KOSOVA
7 Nëntor23:04
“Përshëndeti nënën dhe doli”/ Vrau vëllezërit e gruas, zbardhet dosja për dhëndrin: Si i eliminoi dy burrat në sy të motrës
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit p...