KOSOVA

Nëse ndahesh, kam me t'i faru krejt/ Si autori Astrit Isufi që vray dy vëllezër kishte tentuar të eleminonte edhe gruan e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 16:22

Nëse ndahesh, kam me t'i faru krejt/ Si autori Astrit Isufi që

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të kaluarën e Astrit Isufit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë. Dokumentet e siguruara nga mediat kosovare, tregojnë se në mars të këtij viti, viktimë e dhunës kishte qenë bashkëshortja e tij. Sipas dosjes gjyqësore, ndaj Isufit ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2025 për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar më 7 prill 2025 për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com përshkruhet se më 30 mars 2025, rreth orës 15:00, por edhe në të kaluarën, Isufi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e goditur me kabllo dhe duke e kërcënuar se do t’ia vriste familjen nëse ajo do të ndahej prej tij. Më vonë, Gjykata e Apelit vendosi ta ulë dënimin e shqiptuar nga Themelorja, duke arsyetuar se dënimi kishte arritur efektin e përgjegjësisë tek i dënuari.

E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit

Më 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes së gjykatës rreth orës 06:00 të mëngjesit, teksa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrë gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar që t’i zgjoj fëmijët nga gjumi. Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar.

Sipas dosjes hetimore, Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup. Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor. Kjo arsye më pas sërish kishte qenë shkak për një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij. Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo elektrik në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’. Edhe pse kishte kërkesë nga vajza, në dosje shpjegohet se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm gruan e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes, e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen. “Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”, përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025. Kjo situatë asaj mësohet se i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë. Me gjithë këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë- Dega në Drenas, e kishte dënuar me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.

Xhelozia shkak i dhunës në familje

Pa telefon, duke përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit në deklarimin e saj në seancën për caktimin e paraburgimit kishte thënë se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur më herët të raportoj dhunën në familje sepse nuk kishte mundësi, burri i saj ishte xheloz dhe nuk ia kishte dashur familjen gruas së tij dhe i kishte thënë shumë herë që ‘nuk kanë çka lypin këtu’. Mësohet se ajo kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë. Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai, për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.

Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel

Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës.

Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit dhe kishte vendosur që në total t’i jap Astrit Isufit dënim me burg 3 muaj dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje ndërsa nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes. Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku. Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.

Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj. Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.

Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të gjithë situatën dhe kishte ardhur në përfundim që t’i ulte dënimin me burgim të dënuarit Astrit Isufit nga 5 muaj në tre muaj burgim duke shtuar se ky dënim është më i butë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale me shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit dhe kjo do të shërbej si preventivë gjenerale.

Kush është Astrit Isufi?

Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës. Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se edhe ai është i plagosur po ashtu. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati, derisa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë