KOSOVA

EMRAT/ Këta janë tre vëllezërit e familjes Halili të arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 20:26
EMRAT/ Këta janë tre vëllezërit e familjes Halili të

Tre persona janë arrestuar në Suedi, pas vrasjes së 20-vjeçarit Elion Veseli, i cili vdiq nga një përleshje mes disa shqiptarëve të tjerë në qendër të Kristianstad, gjatë këtij muaji.

Të arrestuarit janë tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt mes familjeve të viktimës (Familja Veseli me prejardhje nga Mitrovica) dhe njërit prej të dyshuarve (Familja Halili me prejardhje nga Drenica).

Konflikti mes dy familjeve daton nga viti 2011, ndërsa për rastin ku  20 vjeçari (Elion Veseli) vdiq nga plagët e rënda të pësuara nga sulmi me thikë, ishin të arrestuar pesë persona, ndërsa sipas mediave suedeze, dy prej tyre janë liruar menjëherë, ndërsa tre të tjerët, janë mbajt në paraburgim.

KlanKosova.tv ka arritur ekskluzivisht të sigurojë aktvendimet, ku edhe bëhen të ditur emrat e tre personave të dyshuar, që tashmë ngarkohen për kryerjen e veprës “Vrasje”.

Emrat e personave janë: Besnik Halili (28-vjeçar), Aron Halili (25-vjeçar) dhe Nazmi Halili (29-vjeçar), të cilët janë vëllezër, ndërsa sot, (26.05.2026), Nazmi Halili kishte kërkuar seancë dëgjimore, ku me vendim të gjykatës, ai përsëri është dërguar në paraburgim.

Sipas dokumenteve të dorëzuara nga prokuroria në gjykatë, pritet të duhen të paktën edhe gjashtë javë derisa NFC, Qendra Forenzike e Policisë, të përfundojë analizat e saj lidhur me provat e mbledhura, përfshirë edhe ekzaminimet e gjurmëve të ADN-së.

Ndërkohë, policia ka zhvilluar disa intervista dhe marrje në pyetje që nga dita kur vëllezërit u arrestuan më 12 maj, ndërsa pritet të zhvillohen edhe shumë intervista të tjera gjatë javëve në vazhdim.

Klankosova.tv poashtu ka mësuar se tre vëllezërit janë dërguar në burgje të ndryshme, në mënyrë që të shmangin kontaktin ndërmjet vete, ndërsa nuk ju lejohet kontakti me asnjë njëri tjetër përveç avokatëve të tyre mbrojtës.

o ashtu, në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe telefonat mobilë, të cilët pritet t’i nënshtrohen analizimit dhe kontrollimit të përmbajtjes së tyre, proces që njihet si “zbrazje” e telefonave, për të siguruar prova shtesë për rastin.

Klankosova.tv ka mësuar pashtu se në vitin 2020 Besnik Halili (vëllau i mesëm), ishte dënuar edhe më herët së bashku me tre persona të tjerë për grabitjen e një  dyqani në Suedi, ngjarje  e ndodhur në shkurt të vitit 2017.

Nazmi Halili, Besnik Halili dhe Aron Halili gjatë seancës janë deklaruar të pafajshëm, mirëpo me vendim të gjykatës pas kërkesës së prokurorisë, tre personat janë dërguar në paraburgim, me arsyetimin se të njëjtit mund të zhdukin prova, ose në një mënyrë tjetër të ndërhyjnë në procesin hetimor.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë Suedeze në këtë rajon ditë më parë, për të marrë informacione të reja, por zyrtari për komunikim nuk e ka dhënë asnjë detaj, meqë hetimi ende vazhdon.

Policia po kërkon dëshmitarë për vrasjen në Kristianstad

Policia suedeze ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët lidhur me hetimet për vrasjen e ndodhur në Kristianstad, ku një 20-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me mjet të mprehtë.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 majit në rrugën Ostra Storgatan, ndërsa hetimet për rastin janë ende duke vazhduar intensivisht.

Policia u ka bërë apel të gjithë personave që mund të kenë parë diçka të dyshimtë apo që posedojnë informacione, fotografi ose video nga vendi i ngjarjes, që të kontaktojnë autoritetet hetimore.]

Autoritetet besojnë se ka persona që mund të kenë parë diçka me rëndësi për hetimet, por me të cilët policia ende nuk ka arritur të bisedojë.

“Në kuadër të hetimeve ekzistojnë të dhëna që tregojnë se në vendngjarje kanë qenë disa persona që mund të kenë bërë vëzhgime të rëndësishme dhe me të cilët policia ende nuk ka mundur të flasë”, thuhet në njoftimin e policisë, e publikuar në mediat suedeze.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Sipas informacioneve që dihen deri më tash, konflikti mes dy familjeve ka nisur në vitin 2011, gjatë një turneu futbolli për fëmijë, kur një përplasje mes dy djemve 12-vjeçarë çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve.

Që nga ajo kohë, raportimet thonë se mosmarrëveshjet mes familjeve kanë vazhduar ndër vite, me incidente të herëpashershme.

Viktima që u vra ditë më parë është vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar të vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në atë ngjarje.

Informacionet e Klanit janë konfirmuar edhe nga raportimet në mediat suedeze.

Fillimisht, thuhet se në janar 2011, në turneun e futbollit, rreth 30 persona morën pjesë në përleshjen që po përflitet, ku më pas dy burra dhe dy gra u hetuan për dhunë fizike, por çështja nuk përfundoi në gjyq.

Bulletin raporton se “Hasmëritë mes familjeve shqiptare janë një fenomen i njohur, por nuk ka asgjë që tregon se bëhet fjalë për familje kriminale. Disa nga personat e përfshirë gjenden në databazën juridike Verifiera, por me dy përjashtime bëhet fjalë për vepra të vogla penale.”

Një nga këto përjashtime lidhet me faktin se babai i njërit prej djemve 12-vjeçar ishte dënuar më vonë po atë vit me tre vite burg, pasi në gjendje të dehur kishte thyer një shishe në kokën e një burri tjetër, rast ky që u cilësua si tentim vrasje, transmeton Klankosova.tv

Më vonë, më 30 dhjetor 2014, tutje thuhet se dy djemtë u takuan sërish për ndeshje tjetër dhe dyshohet se pati sërish përplasje.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë