Kthjellime dhe vranësira, në zonat malore priten reshje shiu! Ja si do të jenë temperaturat
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë...
DASHI Ka ende disa tensione në punë që po ju pengojnë të çoni përpara projektet ashtu siç dëshironi. Nuk ju m...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Sërgjan Lazoviç, duke e dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burgim.
Lazoviçi u dënua për krime të kryera në Panorc të Malishevës, gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Betimi për Drejtësi.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas aktakuzës të siguruar nga kjo media e specializuar në raportime në fushën e drejtësisë, Lazoviç akuzohej se në periudhën 1998-1999, në fshatin Panorc të Malishevës, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar kishin kryer arrestime të kundërligjshme, keqtrajtime fizike dhe psikike të popullsisë civile shqiptare, që nuk ishin të përfshirë në luftë.
Aktakuza thotë se nga 3 shtatori i vitit 1998 deri më 5 tetor të po atij viti, në Panorc, Lazovi, si person i uniformuar, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, ai kishte arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 civilë, informon REL.
Prokuroria ka argumentuar se banorë të fshatrave të Malishevës dhe Klinës u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke shkuar në drejtim të bjeshkëve të fshatit Panorc dhe me të arritur aty, civilët hasën në një postbllok të forcave policore serbe.
Aktakuza thotë se forcat serbe fillimisht i ndan burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i urdhëruar këta të fundit që të largoheshin. Ndërkaq, rreth 500 burra shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në drejtim të shkollës së fshatit dhe rrugës u keqtrajtuan dhe rrahën.
Në këtë shkollë, burrat ishin mbajtur të bllokuar për rreth 30 orë, dhe në një klasë ata dërgoheshin për t’u marrë në pyetje, ku edhe rriheshin e torturoheshin, thuhet në aktakuzë, ku shtohet se 13 prej të ndaluarve u dërguan më pas në Burgun e Dubravës dhe të tjerët u liruan.
Lazaroviç dhe pjesëtarë të tjerë të forcave serbe po ashtu akuzohen se dëbuan popullsinë shqiptare dhe më pas plaçkitën shtëpitë e tyre.
Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë p&...
Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku nj&eu...
Sot mbushen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku “Rojat e urës” vranë 10 shqiptarë...
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe &e...
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që kalojnë me automjete në Maqedoninë e Veriut se ka nisur monitorimi përmes kamerave...
Është ndarë nga jeta Fazli Fazliu, ish – drejtuesi i KB Drita në kohën e saj të artë, njëkohësisht edhe ish...
Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendr...
Një aksident ka ndodhur sot në aksin Pejë - Kuqishtë, ku një gur i madh ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar r&eu...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar votëbesimit të kërkuar nga vetë ai të shtun&...
Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raportojnë med...