Policia reagon për shpërthimin te “Brryli”: Tre të dëmtuar, hetimi në vazhdim
Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer sot në një stacion karburanti në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, n...
Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer sot në një stacion karburanti në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, n...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Bërrylit n&eu...
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënohet dita e 102-të e revolt&eum...
Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer n...
Kriza demografike po shndërrohet në një nga rreziqet më të mëdha afatgjata për Ballkanin Perëndimor. Rajoni jo vet&eum...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të q&eu...
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë...
DASHI Ka ende disa tensione në punë që po ju pengojnë të çoni përpara projektet ashtu siç dëshironi. Nuk ju m...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar votëbesimit të kërkuar nga vetë ai të shtunën, në Kuvendin e partisë, duke u konfirmuar me shumicë votash për të vazhduar udhëheqjen e LDK-së.
Pas përfundimit të procesit, Abdixhiku ka bërë të ditur se Kuvendi ka zhvilluar mbi shtatë orë diskutime, ndërsa qëndrimin e tij në krye të partisë e ka cilësuar si privilegj dhe përgjegjësi.
“Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK-së, për të cilin jam falënderues. Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, por edhe për kundërshtimet gjatë këtij procesi”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.
Ai ka njoftuar se Kuvendi ka miratuar dy deklarata politike: një për riorganizimin e brendshëm të LDK-së dhe një tjetër për gjendjen politike në Kosovë.
Sipas tij, përmes deklaratës së dytë, partia është zotuar për diskutime të hapura me të gjithë spektrin politik, me synim ofrimin e stabilitetit për të ardhmen e vendit.
Duke folur për hapat e ardhshëm, Abdixhiku theksoi se rimëkëmbja është drejtimi kryesor i partisë dhe ftoi të gjithë anëtarët, përfshirë edhe ata kritikë ndaj tij, që të bashkohen.
“Rruga përpara e LDK-së ka emër – Rimëkëmbje. Kjo nuk bëhet me ndarje në fitues e humbës, por me përafrimin e të gjithë anëtarësisë. I ftoj të gjithë, edhe ata që nuk ishin të kënaqur me mua, të rreshtohen pas qëllimit të përbashkët”, u shpreh ai.
Abdixhiku theksoi se në Kuvend nuk është diskutuar për koalicione apo pozicione specifike, por për vlera orientuese dhe për rolin e LDK-së si parti që synon stabilitetin politik.
Ai bëri të ditur gjithashtu se edhe kryesia e re e partisë do të zgjidhet përmes procesit të njëjtë të votimit, sikurse kryetari.
Procesin e Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi si një shfaqje të lartë të kulturës politike, duke vlerësuar si standard të rrallë në Kosovë ballafaqimin me votëbesim pas ofrimit të dorëheqjes.
“Për mbi shtatë orë debat të hapur dhe konstruktiv, prodhuam demokraci maksimale. Një proces i tillë i votëbesimit përmes votimit të fshehtë është dëshmi e pjekurisë politike të LDK-së”, tha ai, duke falënderuar delegatët për përfaqësimin dinjitoz të anëtarësisë dhe duke u zotuar për ruajtjen e unitetit dhe sinqeritet ndaj qytetarëve dhe vlerave themeltare të LDK-së.
Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raportojnë med...
Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 15:30. Poli...
Policia e Kosovës arrestoi dy persona dhe sekuestroi një sasi të madhe narkotikësh gjatë një operacioni në autostradën D...
Pas përfundimit të fjalimeve në Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, delegatët kanë kaluar në f...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare t&eu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit t...
Një incident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Han të Elezit, kur një mur mbrojtës u shemb papritur dhe ra mbi nj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës do të shpallë nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme p&eu...
U mbajt të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë...