Le Monde: Kontroll i dhunës apo kufizim i protestës, çfarë synon ligji i ri i Edi Ramës?
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Me rreth një mijë dosje të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe me një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve për ndërtimin e aktakuzave. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.
Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte paraqet vështirësi të mëdha për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili nga viti 2023 parasheh mundësinë e gjykimit në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.
“Për 20 vjet nuk kemi pasur një autoritet të mirëfilltë për hetimin e këtyre veprave penale. Mundësitë tona janë krijuar kryesisht gjatë pesë viteve të fundit, brenda kapaciteteve që kemi. Vetë fakti se kemi një numër të konsiderueshëm aktakuzash tregon se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Zgjidhja për këtë çështje është hartimi i një strategjie nacionale për adresimin e të gjitha problemeve në fushën e krimeve të luftës”, tha Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Gjatë vitit 2025 janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 10 aktgjykime, 9 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.
“Zhvillimet më të mëdha kanë ndodhur si pasojë e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, me lejimin e gjykimeve në mungesë. Meqë prokurorisë dhe gjykatës u është mundësuar vazhdimi i gjykimeve edhe pa praninë e të akuzuarve, ka pasur rritje të numrit të aktakuzave dhe të gjykimeve në përgjithësi. Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zero: nuk ka shkëmbim informatash, dokumentacioni, as dërgim ftesash apo njoftimesh për rastet që po hetohen ndaj shtetasve të tyre. Çdo refuzim për bashkëpunim përbën pengesë për një hetim të mirëfilltë dhe një gjykim të drejtë, si dhe pengon vërtetimin e fakteve”, theksoi Nisa Ferati nga FDHK.
Aktualisht, për masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe. Për këtë rast është mbajtur shqyrtimi fillestar, ndërsa masakra e Reçakut vazhdon të jetë ende në fazën e hetimeve.
Sfidë e vazhdueshme në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës mbetet edhe numri i vogël i gjyqtarëve, si pasojë e avancimeve në gjykata, çka po ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e këtyre proceseve./RTK
Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, sot pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur për...
Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen këtë të shtu...
Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një letërporosi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për të nisur hetime p&e...
p Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar ...
Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Shtetit ka përfunduar përgaditjet në lidhje me zgjedhjet parlamentare, t...
Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e Qytetarëve të Lirë (PSG), deputeti Shaip Kamberi ka dor&eum...
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Ko...
Kosova ka shënuar një përparim të dukshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë në Kosovë duhet të fitojnë vendet e t...