I dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Grenell shkruan se Osmani po gënjen dhe se ekipi Kurti-Osmani është një katastrofë.
Sipas tij deklaratat e Osmanit për administratën Trump janë për mbijetesën e saj politike.
“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkruan ai ndërsa bashkëngjitur është deklarata e Osmanit.
Artikulli ku ka reaguar Grenell shkruan se Osmani tha se administrata Trump 2 është administrata amerikane më pro-Kosovës që nga Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë.
Më tej shkruhet se Osmani tha se administrata Biden kishte kërkuar vazhdimisht lëshime nga Kosova në bisedimet me Serbinë, ndërsa administrata Trump mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO pa lëshime.
“Duke folur për takimin e saj me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Osmani tha se ata diskutuan: – Krijimin e një plani konkret për njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e njohin – Ndihmën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Osmani e quajti gjithashtu pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes një arritje të madhe, duke thënë se udhëheqësit nga vendet që nuk e kanë njohur i thanë asaj se tani mund të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës. Osmani shtoi se e gjithë kjo u arrit me 0 para të shpenzuara për lobim”, shkruhet në artikull.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Mars13:50
Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, ja arsyeja
Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, kanë konfirmua...
KOSOVA
9 Mars23:06
‘Vendimi i Kushtetueses jep pak kohë’/ Osmani zbulon lëvizjen pas 4 prillit dhe të ardhmen e saj politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e saj politike pas datës 4 prill, kur edhe i p&e...
KOSOVA
9 Mars22:26
Arsyet e refuzimit për president nga Albin Kurti?/ Vjosa Osmani: M'u tha, eja dhe futu si kandidate vetëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në kr...
KOSOVA
9 Mars22:00
Osmani: Asnjëherë nuk kam bërë pazare në dëm të Kosovës, besimi me aleatët hap dyer ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për angazhimin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, takimet me presidentin Trump...
KOSOVA
9 Mars21:45
Vendimi i Kushtetueses për pezullim të dekretit të presidentes Osmani/ Reagon qeveria
Qeveria reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit Qeveria ka reaguar pas vendim...
KOSOVA
9 Mars21:25
Osmani për dekretin: S’jam pejgamber që të mos bëj gabime, prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese
Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e saj, tha se tha se “nuk &...
KOSOVA
9 Mars21:22
Vuçiç: Vjosa Osmani u shfaq si yll në “Bordin e paqes”, nuk e prisnim nga Trump
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në “Bordin e Paqes&rdqu...
KOSOVA
9 Mars21:19
Kriza politike në Kosovë/ Osmani: Arsyet pse mora vendimin për të shpërndarë parlamentin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dhën&...
KOSOVA
9 Mars18:05
Qytetarja gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici, paratë i kthehen pronarit fatlum
Një qytetare nga fshati Peqan në Suharekë gjeti 300 euro në tokë pranë një restoranti dhe i dorëzoi në Stacionin Po...
KOSOVA
9 Mars18:02
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, Kushtetuesja vendos masë të përkohshme
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuv...