Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti të premten vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese. BE-ja vendosi masat ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Por, Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit tha se institucionet e Kosovës “nuk ishin shkaktare të përshkallëzimit të situatës” në veri, por ulja e tensioneve në atë zonë “ishte pikërisht meritë e institucioneve” të shtetit.
Ai tha se pas vendosjes së masave ndëshkuese, që do të hiqen krejtësisht në fund të janarit dhe do t’i mundësojë vendit të fitojë miliona euro ndihmë financiare, Kosova u përballë me dy sulme, në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe në nëntor të vitit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit.
Për të dy sulmet, Kurti përsëriti qëndrimin se ka prova për përfshirjen e shtetit të Serbisë, informon Radio Evropa e Lirë.
“Në retrospektivë, çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Kosovën. Situata e qetë, lëvizja e lirshme dhe funksionimi i institucioneve të shtetit në veriun e Kosovës, është pikërisht sepse ka triumfuar sundimi i ligjit dhe rendi publik. Me gjithë këto, gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me BE-në. Kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj integrimit evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim”, theksoi ai.
Duke folur për masat, ai kritikoi partitë që mandantin e kaluar ishin në opozitë, që nuk votuan në nëntor Planin e Rritjes dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, para se Kuvendi të shpërndahej.
“Republika e Kosovës, masat më të mëdha financiare, nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare”, tha Kurti.
Partitë opozitare kishin refuzuar që të merrnin pjesë në seancën e thirrur atëbotë nga partia e Kurtit, duke argumentuar se Qeveria në detyrë po përdorte këto çështje si “instrument të lojërave të saj politike”. Mungesa e konsensusit për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit, çoi në shpalljen e zgjedhjeve të reja, që mbahen më 28 dhjetor.
Përveç masave ndëshkuese të BE-së, Qeveria e udhëhequr nga Kurti është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara për shkak të disa vendimeve në veriun e shtetit, përfshirë mbylljen e institucioneve serbe, ndërmarrje publike që funksiononin në sistemin serb. Në veri, po ashtu është ndaluar përdorimi i dinarit serb për kryerjen e pagesave. Serbia ka financuar strukturat paralele në veri dhe ka mbështetur serbët atje përmes pensioneve dhe shtesave të tjera, në dinarë.
Por, institucionet i kanë konsideruar këto veprime në kuadër të shtrirjes së sovranitetit në këtë pjesë të shtetit. SHBA-ja dhe BE-ja i kanë cilësuar shumë nga këto veprime si të pakoordinuara.
Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Boris Pejoviç, ka deklaruar se Kosovën e ka njohur në thelb presidenti i Serbisë, All...
Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Lajmin e ka bërë t&eum...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë. Sipas mediave vendase bëhe...
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të v...
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është zhvilluar një operacion i gjerë...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një operacion i g...
Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencin&eu...
Richard Grenell, I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar “X” lidhur me viz...
Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka ngritur dyshime serioze rreth vdekjes së Slavko Aleksiqit, një “vojvodë çetnik”...
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në ra...