Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës ka lënë pas tre viktima dhe ka hapur një seri pyetjesh mbi rrethanat e saj. Që nga momenti i ngjarjes, mediat kanë raportuar versione të ndryshme, ndërsa familjarët po përpiqen të sqarojnë atë që ka ndodhur.
Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka dhënë detaje për Klan Kosova, duke mohuar disa nga informacionet që janë shpërndarë. Ai ka theksuar se familja e tyre nuk ka pasur kurrë konflikte të dukshme me askënd dhe se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për marrëdhënien që Ardita Gashi, 31-vjeçare, kishte me Ilaz Brahimin, 45 vjeç nga Obiliqi. Sipas familjarit, ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur dhe dhunshëm. Ai ka treguar se pas incidentit të parë, Ardita Gashi u është afruar pjesëtarëve të tjerë të familjes.
“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ajo ishte bashkë me nusen e djalit dhe tre fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, ka treguar familjari.
Ai ka sqaruar gjithashtu se arma e përdorur ishte një pistoletë, duke mohuar pretendimet se Ardita kishte përdorur një armë automatike kundër Ilaz Brahimit dhe gruas së xhaxhait.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit, kur Ardita Gashi dyshohet se ka vrarë Ilaz Brahimin. Një tjetër pjesëtar i familjes, Miradije Gashi, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e së hënës gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ardita Gashi gjithashtu u dërgua në QKUK në gjendje kritike për shkak të plagëve nga vetëplagosja, por nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq gjithashtu mëngjesin e së hënës.
Nga ana e saj, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ngjarja kishte filluar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes Ardita Gashit dhe Ilaz Brahimit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
23 Mars17:38
Pjesë e grupit paramilitar serb, arrestohet për krime lufte
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar nj&eu...
KOSOVA
23 Mars14:41
Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse
Emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databaz&...
KOSOVA
23 Mars12:37
Vrau të dashurin, nusen e xhaxhait dhe plagosi veten, vdes në spital autorja e masakrës në Kosovë!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës të dielën në mbrëmje, ku një burrë dhe nj&e...
KOSOVA
23 Mars11:11
DETAJE/ Po shkonin drejt ndarjes, si 31-vjeçarja futi në kurth të dashurin dhe e vrau! Viktimë edhe gruaja e xhaxhait të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga...
KOSOVA
22 Mars22:02
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Majac të Podujevës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i v...
KOSOVA
22 Mars16:03
Macron –Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, p&e...
KOSOVA
22 Mars16:01
“Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze”/ Analiza e REL: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shtete...
KOSOVA
21 Mars21:09
Vrau vëllanë brenda shtëpisë, zbardhet shkaku i krimit
Ish-futbollisti i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.
Raporto...
KOSOVA
21 Mars19:52
Emrat/ Luftoi kundër Serbisë, vritet nga vëllai futbollist. Detaje të reja nga ngjarja e rëndë
Faruk Isufi nga Klina, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndërruar jetë pas të shtënave me arm&eum...
KOSOVA
21 Mars17:33
Sherr mes vëllezërve, qëllohet për vdekje me armë njëri prej tyre
Një person ka humbur jetën pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë. Viktima, u qëllua gjatë nj...