
Çmimet e derivateve të naftës kanë rënë nën 61 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare gjatë ditës së hënë, por kjo ulje ende nuk është reflektuar në tregun e Kosovës.
Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka deklaruar se aktualisht çmimet në vend variojnë, Dizel nga 1.16 deri në 1.25 euro për litër, dhe Benzinë nga 1.17 deri në 1.26 euro për litër
Sipas Bernjanit, lëvizjet në çmime janë të ndërlidhura ngushtë me zhvillimet në bursat ndërkombëtare dhe politikat e OPEC, organizatës që menaxhon prodhimin global të naftës.
“Çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim nuk mund të parashikojmë, pasi tregu është i paqëndrueshëm dhe po ndodhin luhatje në bursë, por edhe brenda vetë OPEC-ut,” ka deklaruar Bernjani për mediat.
Ai shtoi se megjithëse sot ka pasur një rritje të lehtë të çmimit në bursë, në Kosovë nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në çmimet me pakicë.
Pavarësisht kësaj, Bernjani u shpreh se çmimet në Kosovë janë më të ulëta se në vendet fqinje. “Qytetarët tanë aktualisht furnizohen me çmime më të lira sesa në rajon. Për shembull, sot në Shqipëri dizeli kushton 1.77 euro për litër, ndërsa benzina 1.80 euro për litër,” u shpreh ai.
Rënia e fundit në bursat e naftës po ndikohet nga pritjet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe fillimin e vitit 2026, çka ka dobësuar ndjeshëm kërkesën dhe besimin në treg.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
22 Tetor11:33
Belgjika shpreh interesim për shfrytëzimin e burgjeve të Kosovës, mund të marrë me qira një godinë
Belgjika ka shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë, tha të mërkur&eu...
KOSOVA
22 Tetor09:18
Kosovë Serbi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, akuza të ndërsjella midis palëve
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjel...
KOSOVA
22 Tetor09:03
Azilkërkuesit e refuzuar nga Britania, Kurti shpreh gatishmëri që t’i strehojë Kosova
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e ref...
KOSOVA
21 Tetor21:53
Kosova vendi i parë në Ballkan që do të presë kampe emigrantësh nga Britania e Madhe. Kurti: E ndjejmë detyrim
Kosova ndjen një “detyrë politike” për të përpunuar migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse prob...
KOSOVA
21 Tetor19:14
“Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë”, Albin Kurti flet për herë të parë për zgjedhje të reja pa u mbyllur ende ato komunale
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgj...
KOSOVA
21 Tetor18:37
Britania dhe Franca në OKB: Kosova duhet njohur ndërkombëtarisht, kriminelët e Banjskës të gjykohen
Britania e Madhe ka bërë thirrje ndaj shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë...
KOSOVA
21 Tetor16:17
Paralajmëron Kurti: Kosova mund të shkojë sërish drejt zgjedhjeve parlamentare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij “Lëvizja Vetëvendosje” ...
KOSOVA
21 Tetor15:15
Zgjedhjet Komunale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në ...
KOSOVA
21 Tetor13:55
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis rinumërimi i votave në tri komuna
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në...
KOSOVA
21 Tetor10:19
Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komision...