Shpërthimi tek “Eida” në Brryl, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një automjet në karburant
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid...
Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kr...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datë...
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e ...
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-n...
Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër për&cce...
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri për gjendjen shëndetësore të tre personave të d&eum...
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi nj...
Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare.
Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin, Kalugjerovo; me Bullgarinë – Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut – Preshevë dhe Prohor Pçinski.
Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26 janar nga shoferët e kamionëve transportues nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në shenjë proteste ndaj procedurave të ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e lejuar të qëndrimit në vendet e BE-së.
Forumi i Investimeve i Dhomave të Tregtisë së Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, që përfshin dhomat ekonomike të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, i dërgoi më 26 janar Komisionit Evropian një thirrje të përbashkët me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për vështirësitë e shoferëve.
Në këtë thirrje u tha se rreth 60 për qind e tregtisë së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvillohet me BE-në dhe se problemet e shoferëve në kufi mund të shndërrohen në një problem serioz sistematik, si ekonomik ashtu edhe politik për rajonin.
Në ditën e parë të bllokadës, më 26 janar, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, deklaroi se institucionet evropiane po punojnë për një zgjidhje që do t’u mundësonte disa profesionistëve, përfshirë shoferëve të kamionëve, ë të qëndrojnë në Zonën Schengen më gjatë sesa e përcaktojnë rregullat aktuale.
Nga Dhomat e Tregtisë së Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës paralajmëruan për humbje shumëmilionëshe për shkak të bllokadave dhe për rrezikimin e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit.
Ndikimi i bllokadave në tregun e Kosovës
Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.
Por, ai paralajmëroi se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.
“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, deklaroi Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i nisi më 27 janar një letër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që bllokadat të mos vazhdojnë më gjatë dhe të mundësohet qarkullimi i rregullt i mallrave, në të mirë të stabilitetit ekonomik të rajonit.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë - një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë./ REL
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb n...
Një profesor 62-vjeçar në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan është ndaluar p&e...
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion polico...
Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë në Veternik. Bëhet fjalë për Hekuran Hoxha nga...
Pamje të reja janë publikuar nga rasti i të shtënave me armë zjarri në Podujevë, ku një i ri dyshohet se ka shtën&e...
Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës, si pjesë e një hetimi për...
Në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë gjatë kontrollit nga policia janë zbuluar dhe konfiskuar sasi droge. Sipas policisë...
Nga arka e buxhetit shtetëror të Kosovës, nga 100 euro tashmë kanë përfunduar në llogaritë e dhjetëra mijëra s...
Nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka n...
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar ashpër pas djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në zonën e &Cced...