KOSOVA

Presidenti ose kriza: Paralajmërimi i fortë i Dorajet Imerit për skenarin më të keq

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 19:47
Presidenti ose kriza: Paralajmërimi i fortë i Dorajet Imerit për

Kosova po hyn në ditët më vendimtare politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Profesori Dorajet Imeri paralajmëron krizë të thellë institucionale, zgjedhje të reja dhe bllokadë totale të shtetit nëse dështon zgjedhja e presidentit, duke kritikuar ashpër edhe mandatin e parë të Vjosa Osmanit, shkruan Syri.net Kosova

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kosova po hyn në një nga fazat më të ndjeshme të procesit politik të pasluftës: formimin e institucioneve të reja, krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes për një mandat pesëvjeçar. Ky moment kritik shoqërohet me spekulime të shumta politike, emra të ndryshëm kandidatësh dhe prapaskena negociatash, ndërkohë që vendi përballet me nevojën urgjente për stabilitet institucional, konsensus politik dhe shmangie të një krize të re.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka konfirmuar synimin për të garuar për një mandat të dytë, teksa mandati i saj përfundon në prill të këtij viti. Por a i ka ajo votat e nevojshme dhe a ekziston një alternativë reale? Për të analizuar këtë situatë komplekse, Syri.net Kosova ka zhvilluar një bisedë me profesorin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dorajet Imeri, i cili shpjegon hapat kushtetues, afatet e shkurtra për formimin e qeverisë së re dhe sfidën e madhe të zgjedhjes së presidentit.

“Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, presidentja Osmani duhet sa më parë të thërrasë partinë fituese për krijimin e institucioneve, më së largu brenda javës që po vjen, pasi ditët janë të numëruara për shkak të limiteve kohore që përcakton Kushtetuta.

Megjithatë, kemi një çështje problematike: vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, i cili bie në kundërshtim me një vendim të mëhershëm. Kjo situatë krijon paqartësi juridike dhe rrezik të ri për bllokim institucional, sidomos nëse veprohet si vitin e kaluar. Por besoj se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konvenon shkuarja sërish në zgjedhje”, thekson Imeri.

Imeri ndalet edhe te roli i presidentit, duke sqaruar se ndonëse në një sistem parlamentar posti është kryesisht ceremonial, pesha politike dhe simbolike mbetet jashtëzakonisht e madhe.

“Për t’u zgjedhur president, një kandidat duhet të sigurojë fillimisht 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa në dy rundet e para nevojiten 80 vota nga 120 sa ka Kuvendi. Nëse dështohet, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Aktualisht, Vetëvendosje ka 57 deputetë dhe me votat e komuniteteve mund të arrijë mbi 63. Por nëse opozita bojkoton seancën, vendi mund të përballet me probleme serioze politike dhe institucionale”, shpjegon profesori. Sipas Imerit, mosrespektimi i afateve kushtetuese do ta fuste vendin në një krizë të thellë institucionale.

“Dështimi për ta zgjedhur presidentin do ta çonte Kosovën drejt zgjedhjeve të reja, duke rrezikuar paralizimin e plotë të sistemit. Në këtë situatë, vendi do të mbetej pa buxhet të miratuar, çka do ta bënte të pamundur edhe ndarjen e fondeve për procesin zgjedhor. Pasojat do të ishin zinxhirore: nga bllokimi i projekteve publike, te vonesat në paga dhe rëndimi i jetës ekonomike e sociale të qytetarëve”, paralajmëron ai.

Në anën tjetër, Imeri shpreh kritika të forta ndaj mandatit të parë të presidentes Vjosa Osmani, duke vlerësuar se ajo nuk ka arritur të jetë figurë unifikuese në skenën politike. Sipas tij, pjesëmarrja e saj në Samitin e Bordit të Paqes për Gazën i ka ngarkuar Kosovës një obligim të rëndë ndërkombëtar, përmes zotimit për një kontribut financiar prej një miliard eurosh një shumë alarmante për një shtet me buxhet vjetor rreth katër miliardë euro.

Një vendim i tillë, sipas Imerit, mund të prodhojë pasoja të mëdha politike, ekonomike dhe diplomatike për Kosovën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?