EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Një 57-vjeçar nga Kosova është dënuar me tre vite burg në Zvicër, për mashtrimi financiar. Ai njihej nga komuniteti si sheh, ku dhe kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive, duke u paraqitur si sipërmarrës i pasurive të paluajtshme. Mediat zviceriane shkruajnë se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.
57-vjeçari deklaronte përpara institucioneve shtetërore se jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ndërkohë që familja e tij dispononte 120 automjetesh luksoze. Gjatë procesit gjyqësor, ai kërkoi falje. Kjo duke deklaruar se kishte përdorur familjarët si mbulesë për aktivitetet e tij për të ruajtur imazhin e tij fetar.
Artikulli nga Tages Anzeiger
Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku një 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh”, u dënua me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për tre vjet. Sipas autoriteteve, ai kishte ndërtuar një jetë luksoze duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash.
I dënuari pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë dervishë dhe kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy bashkëpunëtorë. Hetimet nisën pas bastisjes së një vile luksoze pranë Cyrihut, për të cilën ai paguante qira mujore prej 24 mijë frangash.
Prokuroria bëri të ditur se shehu kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive, duke u paraqitur si sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe duke paraqitur bilance të rreme. Përmes këtyre mashtrimeve, ai kishte përfituar edhe mbi gjysmë milioni franga nga kreditë emergjente të Covid-19. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasurimin e paligjshëm.
Ndërkohë që përpara institucioneve shtetërore deklaronte varfëri, familja dispononte një flotë prej rreth 120 automjetesh luksoze. Mes tyre përfshiheshin Porsche Panamera, disa modele Mercedes dhe një Hummer H2 Luxury, ndërsa rreth 100 mijë franga ishin shpenzuar vetëm për blerjen e targave speciale me numra të veçantë, të cilat në Zvicër shiten në ankande si simbole prestigji.
Gjykata dënoi të pandehurin kryesor me 42 muaj burg dhe dëbim të detyrueshëm nga Zvicra për tre vjet, ndërsa për ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët vendosi lirimin nga akuzat ose dënime minimale me gjobë. Sipas gjykatës, familja funksiononte nën një strukturë të fortë patriarkale, ku vendimet financiare merreshin vetëm nga kryefamiljari.
Gjatë procesit gjyqësor, shehu kërkoi falje, duke deklaruar se kishte përdorur familjarët si mbulesë për aktivitetet e tij për të ruajtur imazhin si prijës fetar. Gjykata vlerësoi se dënimet e mëparshme nuk kishin ndikuar në ndryshimin e sjelljes së tij, ndërsa një nga ndihmësit u dënua me kusht dhe për tjetrin pritet vendimi.
Dy ish-emisarë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini dhe Miroslav Lajçak, janë përfshirë...
Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, ...
Këtë të martë shënohen 26 vjet nga masakra e ndodhur mes 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 shqi...
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se bashkëpun...
Një 40-vjeçar me origjinë nga Kosova ka sulmuar fizikisht një hebre ortodoks 26-vjeçar në Zvicër, në një ngjarj...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Sërgjan Lazoviç, duke e dënuar ...
Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë p&...
Një skemë e gjerë mashtrimi financiar në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit, pranë Cyrihut, ku nj&eu...
Sot mbushen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku “Rojat e urës” vranë 10 shqiptarë...
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe &e...