
Kosova është tronditur nga një video-investigim i publikuar nga emisioni “Piranjat”, ku pretendohet për ngacmim seksual ndaj një të miture 17-vjeçare nga drejtori i shkollës “Pjetër Bogdani” në Demjan të Gjakovës, Nazmi Pnishi. Rasti ka nxitur reagime të ashpra nga organizata dhe qytetarë, ndërsa Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës ka kërkuar veprime urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Në reagimin publik të kësaj organizate thuhet se veprimet e pretenduara të drejtorit përbëjnë “një akt të turpshëm dhe kriminal”, duke theksuar se një person i ngarkuar me edukimin dhe sigurinë e nxënësve nuk mund të abuzojë me pozitën e tij në dëm të fëmijëve.
Sipas deklaratës, shqetësues mbetet edhe fakti se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda ambienteve të shkollës, ndërsa organizata kritikon mungesën e reagimit institucional nga niveli lokal dhe qendror.
“Heshtja e institucioneve është bashkëfajësi”, thuhet në reagim, ku përmendet edhe pretendimi se personi në fjalë mburret me mbështetje politike. Rrjeti i Prindërve Edukues e konsideron të papranueshme mosndërmarrjen e masave të menjëhershme për largimin e tij nga sistemi arsimor dhe hetimin e rastit, transmeton Klankosova.
Organizata i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të nisë menjëherë hetimet dhe procedurat penale ndaj drejtorit, ndërsa nga Komuna e Gjakovës është kërkuar shkarkimi i tij i menjëhershëm nga çdo funksion publik dhe edukativ.
Po ashtu, janë paraqitur disa kërkesa konkrete për rritjen e sigurisë në shkolla, përfshirë vendosjen e kutive anonime të ankesave në çdo shkollë, krijimin e një platforme digjitale kombëtare për raportimin e abuzimeve dhe kryerjen e vlerësimeve psikologjike e etike periodike për mësimdhënësit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore.
Në fund të reagimit, organizata u ka bërë thirrje prindërve që të flasin hapur me fëmijët e tyre për raste të mundshme abuzimi, ndërsa nxënësit janë inkurajuar të raportojnë çdo sjellje të papërshtatshme apo kërcënuese.
“Shkolla duhet të jetë vendi më i sigurt për një fëmijë pas shtëpisë së tij. Ne nuk do të lejojmë që politika apo indiferenca institucionale të mbrojë predatorët. Kërkojmë drejtësi, tani”, përfundon reagimi i Rrjetit të Prindërve Edukues të Kosovës.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
20 Maj08:47
Zgjedhjet, arrestohen pesë persona për kërcënim ndaj votuesve
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të martën se, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike d...
KOSOVA
19 Maj17:41
Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pesë persona të nacionalitetit serb, shtetas të Kosovës, janë ndaluar në...
KOSOVA
19 Maj12:51
Kosova do themelojë Xhandarmërinë, ministri Sveçla: Synohet forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes territoriale
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e par&...
KOSOVA
18 Maj21:35
LDK denoncon sulmet online: Osmani dhe Abdixhiku po denigrohen në rrjetet sociale
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Shkëmb Manaj që ka deklaruar se departamenti ligjor i LDK-së ka dor...
KOSOVA
18 Maj21:08
Foto/ “Mos ma përktheni të ardhmen”, djaloshi me veshje tradicionale ‘rrëmben’ vëmendjen në protestën në Shkup
Mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të mbështetur edhe nga të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, kanë protes...
KOSOVA
18 Maj17:52
"Gjuha shqipe amanet" - Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuh&eu...
KOSOVA
18 Maj17:25
“UÇK, UÇK, UÇK”/ Shkupi vishet kuqezi, studentët shqiptarë në RMV mbushin rrugët kryesore
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po protestojnë ditën e sotme në Shkup, për gjuhën shqipe. Protest&...
KOSOVA
18 Maj16:43
Nis grumbullimi për protestën për gjuhën shqipe, studentëve në Maqedoninë e Veriut i bashkohen dhe ata nga Kosova
Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në protestën për gjuhën shqipe. Kësaj proteste ...
KOSOVA
18 Maj09:13
Tre palë zgjedhje për 16 muaj: Kosova në krizë politike dhe ekonomike
Kosova po hyn sërish në një proces zgjedhor që, në vend të zgjidhjeve, po prodhon një tjetër kapitull të pasiguri...
KOSOVA
17 Maj16:26
Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë listën
Mbi 99 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë pranuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshm...