Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Siria e ka njohur shtetin e Kosovës. Osmani shprehet se marrëveshja për njohje është arritur me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.
“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës”.
“Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, tha Osmani.
Presidentja thekson se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë, “prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”.
Ajo falënderoi Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite “që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona”.
“Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë”, tha ndër të tjera Osmani.
Njohja nga Siria është e treta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia e njohën atë. Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.
Siria është bërë tani shteti i 120-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet. Serbia kishte reaguar me zemërim ndaj njohjeve të fundit të Kosovës, pasi vazhdon ta cilësojë Kosovës si pjesë të veten edhe 17 vjet pas pavarësimit të saj.
Të dehur, duke i bërë serenatë presidentit me këngë çetnikësh dhe kërcënuar Kosovën. Në Beograd, P...
Automjete të djegura, lokale të shkatërruara, sulme fizike dhe mesazhe “përzini turqit” janë pamje që e përshkrua...
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim prokurorit Beqë Shala nën dyshimin se ka kryer veprën penale &ldqu...
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të hënën në mëngjes është g...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, gjasat për të cilat u rritën dukshëm më 26 tetor pasi Kuvendi nuk e aprovoi...
Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet. Për eksp...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë b...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një bashkëbisedim me shqiptarë në Federatën Pan-Shqiptare VATRA ...
Media gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të Ko...
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë bërë sinonim i një dënimi të zgjatur - sipas disave...